🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 86.49 ▼1.06%
ARI 4,806 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,420 ▲ +2.08% ETH $2,326 ▲ +1.27% XRP $1.4434 ▲ +2.22% SOL $85.9100 ▲ +1.27%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.49 ▼1.06 % ARI 4,806 ▼0.46 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 86.49 ▼1.06 % ARI 4,806 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Politika

Rama: Nuk mbyllem përjetë me Bashën, siç kërkoi Lu. Nuk i braktis negociatat

Në përfundim të fjalimit të tij përpara studentëve të Juridikut të organizuar në Kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama u ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve të bëra nga gazetarja e Top Channel, Elona Meço, lidhur me kërkesën e bërë nga ambasadori amerikan Donald Lu për takimin mes tij dhe Bashës, nga i cili duhet të dalin ose me një zgjidhje për reformën, ose siç tha ai, duhet të qëndrojnë të mbyllur të dy përjetë.
“Së pari unë ia kam bërë ftesën Lulzim Bashës, duke i kërkuar që të takohemi sy më sy, si dy shqiptarë që sot janë kryetarë partish dhe kanë në dorë një gjë shumë të rëndësishme, ndërsa nesër do të jemi si gjithë të tjerët. Ftesa është e hapur dhe qëndron. Sot unë kam përsëritur propozimin tim dhe nuk kam thënë që ne i braktisim negociatat, siç tha ambasadori, i cili shtoi se ishte lodhur nga e gjithë kjo punë dhe pa faj, por kam thënë se nuk rrimë më në negociata absurde me një propozim në tavolinë, që Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e pranojnë. Por nëse ka një propozim që është i pranueshëm për SHBA-BE, për ne nuk ka asnjë problem. Ne do të pranojmë dhe do të miratojmë ekzaktësisht siç e kërkon PD-ja, por nuk negociojmë dot një propozim që SHBA-BE thotë se nuk bën. Ai thotë që e kam në tavolinë. Tani ta vëmë këtë propozim në tavolinë dhe të mbyllemi përjetë me Lul Bashën në një dhomë? Nuk e di çfarë del ditën që do të dalim të marrim ajër, por konsensus nuk ka për të dalë. Edhe ajo fjala përjetë e ambasadorit duhet marrë me rezerva, sepse ai flet shqip por mendon anglisht. Megjithatë, edhe sikur të ishte një kërkesë e SHBA-ve, këtë nuk e pranoj dot që të mbyllem përjetë me Bashën në një dhomë. Nuk e di çfarë do të ishte… Pastaj të mbash Bashën përjetë brenda dhe të lësh Saliun jashtë, çfarë konsensusi mund të bësh? Të paktën ai duhet të hyjë e të dalë, sepse duhet të merret vesh me Saliun”, tha Rama.
Ndërkohë që shprehu edhe besimin e tij për votat e LSI-së për draftin e propozuar prej qeverisë, të mbështetur nga ndërkombëtarët.
“Kemi folur me kryetarin e Kuvendit dhe kreun e LSI-së dhe s’kam parë ndonjë lajm për ju. Ai është kreu i Kuvendit dhe e ka për detyrë, përveçse për natyrë, që të predikojë konsensusin me Partinë Demokratike, por unë e mirëkuptoj dhe s’kam ndonjë problem me këtë. Rëndësi ka që ato 20 vota për reformën janë pro reformës. Deri tani, pastaj në qoftë se ka një zhvillim tjetër që realisht të ketë një propozim nga PD, që pranohet nga SHBA-të dhe BE-ja, atëherë do të flasim”, deklaroi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.