🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.45 ▼0.67%
ARI 3,948 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $76,830 ▼ -0.23% ETH $2,263 ▲ +0.22% XRP $1.2538 ▲ +0.24% SOL $91.8000 ▼ -0.46%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.45 ▼0.67 % ARI 3,948 ▲0.2 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.45 ▼0.67 % ARI 3,948 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

Rama: Pfizer do të nisë nga furnizimi të hënën. Shqipërisë nuk do i mungojë asnjë dozë, ja tre skenarët

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim me qytetarët në Korçë.
Rama vlerësoi punën e mjekëve në luftë me pandeminë ndërsa komentoi edhe çështjen e vaksinimit kundër virusit.

Kreu i qeverisë tha se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, duke filluar nga e hëna, por sasitë do të vijnë duke u rritur shpejtë.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, Rama ka treguar dhe 3 skenarët e vaksinimit anti-COVID.

“Përsa i përket vaksinës ju po e ndiqni se çfarë po ndoh në Europë, me vështirsinë që po kanë vendet për të garantuar furnizimin sipas kushteve të vendosura më parë, ky është pretendimi i tyre. Për shkak se kompania ‘Pfizer’ ka bërë një frenim të prodhimit me argumentin që i duhet pak kohë për të financuar investimin në rritje të kapaciteteve të prodhimit.  Është e kuptueshme që gjithë planeti do vaksinë, por më vjen mirë që ja dolëm të dalimnga rrethimi,ku u gjendëm pa dëshirë dhe jo për fajin tonë.

Ne në radhë të parë më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendën pa dëshirën dhe jo për fajin tonë, së bashku me vende të tjera që u lanë jashtë dhe arritëm të kemi një marrëveshje me pfizer pa prit COVAX dhe që nuk dihet kur do fillojë.

Kemi një kontratë me Pfizer për 500 mijë doza e rinovueshme. As ne nuk bëjmë përjashtim nga e përgjithshmja, nuk i patëm në kohë vaksinat, kemi marrë konfirmimin që do të nisë furnizimi nga Pfizer ditën e hënë, shpresoj mos marrim  njoftim tjetër. Do nisim me një sasi më të vogël se e premtuara po do të vijnë duke u rritur shpejt. Jemi afër dozës së dytë për ata që e kanë marrë dhe në momentin që nis furnizimi do kemi mundësi ta shtrijmë shumë shpejt për ju, mjekët e infermierët. Kemi negociata të avancuara me Astrazenecan, janë disa vaksina të tjera që janë rrugës për të dalë. Është një luftë e paimagjinueshme interesash e prapaskenash për të gjetur shtegun për të qenë më afër vaksinës. Nuk do të kemi mungesa si doza. Unë jam shumë optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të kemi mungesa, planin e kemi me 3 skenarë. I pari është që ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj. Skenari tjetër është 18 muaj dhe tjetri ose 22 ose 24 muaj në mos gaboj. Ne do të jemi në rrugën e duhur edhe në këtë aspekt”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.