☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,073 ▲ +0.44% ETH $2,241 ▲ +0.19% XRP $1.1559 ▼ -0.1% SOL $89.7000 ▲ +0.25%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kosova

Ramadani: Po alarmojmë për shkelje të Kushtetutës, VV-ja po e çon Kosovën drejt pakushtetutshmërisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me situatën politike dhe ngërçin institucional në vend, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të afateve kushtetuese.

Ramadani ka theksuar se Aleanca nuk e konteston fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 7 qershorit, por sipas tij, VV-ja duhet ta zbatojë në praktikë mandatin e marrë nga qytetarët.

“Ne nuk kontestojmë fitoren e VV-së. Duam që në zgjedhjet e ardhshme të fitojmë ne, por momentalisht fitoren e ka pasur VV”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ai ka thënë se Aleanca nuk e konteston as të drejtën e Vetëvendosjes për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re, duke kërkuar që kjo e drejtë të zbatohet.

Sipas Ramadanit, Aleanca ka ofruar mbështetje për zgjedhjen e presidentit, pa kërkuar pozita apo përfitime partiake. Ai ka bërë të ditur se partia e tij ka propozuar një pako me gjashtë pika për vendime që i konsideron strategjike dhe jetike për Kosovën, në këmbim të shtatë votave të saj për kuorumin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Megjithatë, Ramadani pretendon se Vetëvendosje nuk i është përgjigjur kësaj oferte dhe se, njëkohësisht, nuk ka propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

“Duke mos konstituuar Kuvendin, nuk po e bëjnë Qeverinë e re, për të cilën populli e ka votuar më 7 qershor. Pra, po e lënë Kosovën pa Parlament e pa Qeveri”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka kritikuar gjithashtu VV-në për, siç tha ai, tejkalimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

“Në krejt këtë situatë amullie që po krijojnë, VV-ja ka tejkaluar edhe afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit. Pra, po e çon Kosovën në pakushtetutshmëri”, ka shkruar ai.

Deputeti i Aleancës ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të jetë aktive në mbrojtje të rendit kushtetues.

“Ne alarmojmë për shkeljen e Kushtetutshmërisë. Ne jemi aktiv dhe do të jemi vazhdimisht në promovim e mbrojtje të kushtetutshmërisë. Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!”, ka shkruar Ramadani. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.