☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,774 ▼ -2.77% ETH $2,240 ▼ -1.27% XRP $1.2525 ▼ -0.1% SOL $95.4400 ▼ -2.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Raporti/Shqipëria më e paprekura në rajon nga investimet Kineze

Konferenca për Sigurinë në Mynih, e zhvilluar së fundmi, ka dalë edhe me një raport për gjendjen e sigurisë, jo vetëm në Europë por edhe më gjerë. Një vëmendje të veçantë në këtë raport merr edhe Ballkani Perëndimor, si kandidat për t`iu bashkuar unionit.

Mes rreshtave të raportit, thuhet edhe se, anëtarësimi i të 6 vendeve në Bashkimin Europian nuk është aspak një siguri, sidomos në këto kohë, kur zgjerimi nuk është i pashmangshëm dhe se palët nuk janë të bindura për të, sidomos Brukseli.

Ndërhyrja e dy fuqive si Rusia dhe Kina në rajon shihet si një çështje me shqetësim të madh për sigurinë e rajonit dhe të Bashkimit Europian. Sipas ekspertëve dhe politikëbërësve gjermanë, Kina po e shfrytëzon më së miri Ballkanin për të përfituar politikisht, ndërkohë që Rusia ka ndërhyrë së tepërmi në rajon, së fundmi duke tentuar të minojë marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Sa i përket investimeve kineze në rajon, Shqipëria duket të jetë ajo më e “pastra”, pasi mes 5 vendeve të iniciativës 16+1 ( ku përjashtohet Kosova ), është e vetmja që nuk ka qoftë edhe një investim të vetëm nga Kina në infrastrukturë përgjatë viteve 2013-2018.

Në të gjitha shtetet e tjera të rajonit Kina ka kryer investime të mëdha në sektor, nga 796 milionë euro në rastin e Malit të Zi, deri në 2.8 miliardë euro në rastin e Bosnje Hercegovinës. Siç e tregon qartë edhe grafiku, prezenca e Kinës me investime në rajon është e lartë, më përjashtim të Shqipërisë, që është një rast i rrallë. Por, ndërkohë që mosprania e investimeve kineze në vendin tonë mund të shihet si një lëvizje gjeopolitike, të dhënat tregojnë se, as investimet nga Bashkimi Europian nuk janë të larta gjatë kësaj periudhe kohore, përkundrazi, vetëm 363 milionë euro, rreth 20 milionë euro më shumë se Mali i zi që është në vend të fundit.

Pra, investimet e munguara nga Kina nuk janë zëvendësuar aspak nga partnerët strategjikë të Bashkimit Europian, duke bërë që vendi ynë të thellojë ndjeshëm hendekun në infrastrukturë që ka, jo vetëm me Europën, pro tanimë me të gjithë fqinjët rajonalë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.