☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 103.36 ▲3.31%
ARI 4,327 ▼1.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $77,912 ▲ +1.4% ETH $2,514 ▲ +1.27% XRP $1.3986 ▲ +4.16% SOL $101.6500 ▲ +1.87%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.36 ▲3.31 % ARI 4,327 ▼1.87 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 103.36 ▲3.31 % ARI 4,327 ▼1.87 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kronika

Rasti i 52-vjeçarit nga Durrësi, Ministria e Shëndetësisë nis hetim të thelluar administrativ

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka urdhëruar nisjen e një hetimi të thelluar administrativ lidhur me trajtimin e rastit të pacientit 52-vjeçar me inicialet A.A., nga Durrësi.

Sipas njoftimit zyrtar, “hetimi do të shqyrtojë në mënyrë të plotë jo vetëm procedurat dhe masat e ndërmarra nga strukturat spitalore, por edhe veprimet dhe përgjegjësitë e strukturave të shërbimit social të përfshira në këtë rast”.

“Në kuadër të procesit, drejtues të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe të Shërbimit Social Shtetëror ndodhen në terren për të kryer verifikime të drejtpërdrejta dhe për të mbikëqyrur zhvillimin e hetimit administrativ në strukturat përkatëse në qytetin e Durrësit.

Ndërkohë, pacienti vijon të marrë trajtim nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Po ashtu, autoritetet kanë nisur verifikimin e të gjithë dokumentacionit shëndetësor dhe administrativ, si dhe të përgjegjësive të personave të përfshirë në menaxhimin dhe transportimin e pacientit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë thekson se “mbetet e angazhuar për të garantuar transparencë të plotë, zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe marrjen e çdo mase administrative apo ligjore që do të rezultojë e nevojshme nga hetimi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.