🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,537 ▲0.72%
DOW 53,056 ▲0.29%
NASDAQ 26,121 ▲1.12%
NAFTA 68.69 ▲0%
ARI 4,174 ▲1.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $63,850 ▲ +1.77% ETH $1,794 ▲ +0.94% XRP $1.1459 ▲ +0.97% SOL $82.0500 ▲ +1.3%
S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.69 ▲0 % ARI 4,174 ▲1.18 % S&P 500 7,537 ▲0.72 % DOW 53,056 ▲0.29 % NASDAQ 26,121 ▲1.12 % NAFTA 68.69 ▲0 % ARI 4,174 ▲1.18 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Kosova

Reagon AUV: Analizat e qumështores “Vita” të marra në korrik janë ende në proces

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka demantuar informacionet e publikuara në disa media lidhur me pretendimet se janë bërë publike rezultatet laboratorike të mostrave të qumështit të marra nga Inspektorati më 2 korrik 2026.

Përmes një reagimi zyrtar, AUV ka bërë të ditur se nuk ka përcjellë asnjë email me rezultate, pasi analizat laboratorike ende nuk kanë përfunduar.

“AUV njofton opinionin publik se ky lajm me këto rezultate nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit dhe as nuk vjen nga institucioni ynë. Analizat laboratorike të mostrave të marra më 02.07.2026 janë ende në proces përpunimi dhe nuk kanë përfunduar”, thuhet në reagim.

Agjencia ka rikujtuar se edhe gjatë takimit të zhvilluar të dielën me përfaqësuesit e qumështores “Vita” dhe Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit është bërë e qartë se rezultatet zyrtare do të publikohen vetëm pasi të përfundojnë të gjitha analizat laboratorike dhe të verifikohen nga autoritetet kompetente.

Sipas AUV-së, vetëm pas përmbylljes së procedurave laboratorike do të mund të jepen konstatimet përfundimtare lidhur me mostrat e marra gjatë inspektimit.

Në fund, Agjencia u ka bërë thirrje mediave dhe opinionit publik që t’u referohen vetëm komunikimeve zyrtare të institucionit dhe të shmangin publikimin e informacioneve të paverifikuara, të cilat, sipas saj, mund të dezinformojnë qytetarët dhe të dëmtojnë besimin në procesin zyrtar të kontrollit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.