🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.25 ▼1.48%
ARI 4,073 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,668 ▲ +0.96% ETH $2,342 ▲ +1.3% XRP $1.3201 ▲ +2.15% SOL $100.9700 ▲ +0.62%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,073 ▲0.85 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.25 ▼1.48 % ARI 4,073 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Reagon FIFA: Vokrri ndër lojëtarët më të mëdhenj në Ballkan, me energji e besim e solli Kosovën në FIFA

Fadil Vokrri, president i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka vdekur në moshën 57 vjeçare, shkruan faqja zyrtare e shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur i pikëlluar për vdekjen e Vokrrit. Mirëpo është ndjerë krenar që e ka njohur Fadil Vokrrin dhe e ka quajtur njeri shembull për të gjithë.

“Mora me pikëllim këtë lajm, në emër timin dhe të komunitetit të futbollit mbarëbotëror shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e Fadil Vokrrit,” tha Presidenti Infantino.

“Ai ka qenë një pionier në shumë mënyra dhe ka arritur një karrierë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur në klube e liga të ndryshme të nivelit të lartë, në një kohë kur nuk ishte aq e zakonshme sa sot. Hodhi themelet për anëtarësimin e Kosovës në FIFA”, thotë Presdienti i FIFA-s.

“Kjo kërkon energji të jashtëzakonshme, besim, forcë dhe bindje. Fadili i kishte të gjitha, ai ishte njeri shembull i entuziazmit, energjisë dhe një udhëheqës i madh. Jam krenar që e kam njohur dhe kam punuar me të”, përfundon Presidenti, Infantino.

Ish-futbollisti i Partizanit të Beogradit, Nimes dhe Fenerbahces përpara luajti në Jugosllavi në nivel ndërkombëtar në vitet 1980 dhe u emërua lojtari më i mirë i vendit në vitin 1987.  I lindur në Prishtinë, ai filloi karrierën e tij duke luajtur në klubin e tij të lindjes, ku fitoi reputacion si një nga lojtarët më të mirë të dalur nga Ballkani. Kur ai ishe në krye të FFK-së, Kosova u bë anëtare FIFA-s në vitin 2016, në kongresin e 66-të, shkruan FIFA, transmeton Gazeta Express.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.