☁️
Tiranë 20°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,707 ▼0.48%
DOW 52,234 ▼0.46%
NASDAQ 26,135 ▼1.56%
NAFTA 100.29 ▼2.42%
ARI 4,036 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,101 ▼ -0.92% ETH $2,322 ▼ -0.92% XRP $1.2911 ▼ -2.38% SOL $100.4700 ▼ -1.19%
S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 % S&P 500 7,707 ▼0.48 % DOW 52,234 ▼0.46 % NASDAQ 26,135 ▼1.56 % NAFTA 100.29 ▼2.42 % ARI 4,036 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

“Reforma” mbërrin në Kuvend, firmoset nga 33 deputetë

Mazhoranca depozitoi të premten në mesditë nismën për ndryshimin e Kushtetutës. Ky është drafti final i miratuar vetëm me votën e mazhorancës të martën në Komisionin për reformën në drejtësi.
Deputetët firmëtarë për ndryshimin e Kushtetutës janë 33, të gjithë socialistë me përjashtim të dy deputetëve që përfaqësojnë aleatët qeverisës, Petrit Vasilin e LSI-së dhe Tahir Muhedinin e PDIU-së.
Kjo do të thotë se drafti mbështetet zyrtarisht nga 87 deputetët që kanë së bashku të tre grupet parlamentare qeverisëse nga 94 vota që duhen gjithësej.
Por derisa të shkojë për votim do të duhen të paktën edhe dy javë. Procedura parlamentare përcakton lajmërimin e Kuvendit në seancën më të parë plenare.
Projektligji me ndryshimet kushtetuese u shpërndahet deputetëve dhe ai futet menjëherë në programin e punës. Megjithatë, diksutimi i tij në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit fillon vetëm dy javë pas depozitimit në Kuvend.
Që do të thotë se drafti me reformën në drejtësi do të shqyrtohet dhe do të shkojë për votim në Kuvend në fillim të korrikut.
Prej muajsh pati përpjekje për të arritur një marrëveshje mes mazhorancës me Partinë Demokratike për miratimin e kësaj reforme me konsensus. Por pas shumë përpjekjesh palët mundën të bien dakord pothuajse për të gjitha pikat, përveç kërkesës së vendeve të rezervuara që PD kërkonte në institucionet që krijoheshin nga kjo reformë.
Por mazhoranca, e mbeshtetur publikisht nga SHBA dhe BE, e quajti këtë një vijë të kuqe dhe nuk pranoi që të ketë vende të rezervuara vecanërisht në procesin e vetingut.

 

1 Koment

  • shqipetaret 17 Qershor 2016, 22:25

    Miratimi i reformes eshte clirimi per here te pare i shqipetareve ne historne e tyre,eshte dita e vetme e bardhe per shqipetret ajo e te qenit ne Europe ku shqipetaret nuk kane qene kurre per me shume se 600 vjet.SHBA,BE te dergojne ushtrine e NATO ne Tirane.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.