Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,108 ▲ +0.8% ETH $1,924 ▲ +0.83% XRP $1.0469 ▲ +2.99% SOL $76.4100 ▲ +4.3%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Bota

Revolucion në stomatologji: Krijohet materiali që rikthen smaltin e dhëmbëve

– Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka krijuar një material të ri me bazë proteinash, që mund të ndihmojë në rikthimin e strukturës dhe forcës së smaltit të dëmtuar të dhëmbëve, duke hapur një mundësi të re për trajtimin e erozionit dentar dhe ndjeshmërisë së dhëmbëve, sipas “Nature Communications”.

Studimi u krye nga studiues të Universitetit të Notinghamit në Britani të Madhe, në bashkëpunim me shkencëtarë nga institucione të tjera në Evropë dhe SHBA.

Hulumtimi u drejtua nga Dr. Abshar Hasan dhe Prof. Alvaro Mata.

Studiuesit krijuan një matricë proteinike biomimetike – një material që imiton mënyrën natyrore se si formohet smalti gjatë zhvillimit të dhëmbëve.

Kur aplikohet mbi sipërfaqen e dhëmbit të dëmtuar, materiali vepron si një strukturë mbështetëse ku mund të rriten kristale të reja minerale, duke përdorur elementë të pranishëm në pështymë, si kalciumi dhe fosfati.

Në testet laboratorike, materiali ndihmoi në krijimin e shtresave të reja të ngjashme me smaltin, duke rikthyer disa nga karakteristikat kryesore të tij, përfshirë fortësinë, rezistencën ndaj konsumimit dhe strukturën mikroskopike.

Studiuesit testuan gjithashtu qëndrueshmërinë ndaj faktorëve, që imitojnë përdorimin e përditshëm të dhëmbëve, si larja me furçë, përtypja dhe ekspozimi ndaj substancave acide.

Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se kjo teknologji nuk është ende një trajtim i disponueshëm për pacientët.

Rezultatet janë arritur kryesisht në kushte laboratorike dhe nevojiten prova klinike te njerëzit, për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin afatgjatë.

Sipas studiuesve, kjo qasje mund të ofrojë në të ardhmen një alternativë më rigjeneruese ndaj trajtimeve tradicionale, si mbushjet dentare apo materialet që vetëm mbrojnë smaltin ekzistues, veçanërisht për pacientët me konsumim të smaltit dhe ndjeshmëri të dhëmbëve. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.