⛈️
Tiranë 23°C · Stuhi 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,455 ▼ -1.56% ETH $2,539 ▼ -2.7% XRP $1.3699 ▼ -1.69% SOL $102.0300 ▼ -1.18%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Kronika

Rexhep Qose: Jorgo Bulo la pas një thesar të përjetshëm

Akademiku Rexhep Qose shprehu sot ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Profesor Doktor Jorgo Bulos.

Përmes një mesazhi drejtuar “mikut të tij të shtrenjtë”, Qosja shprehet i tronditur dhe i pikëlluar për ikjen e Bulos, ndërsa vlerëson shkrimet dhe studimet që ai la pas dhe që do të mbeten një thesar i përjetshëm.

Akademiku risjell në kujtesë 46 vitet e miqësisë me profesorin, vite që sipas tij, “nuk u luhatën nga kurrfarë tronditjesh politike e shoqërore”:

“Do të na bashkojnë si gjithmonë letërsia shqipe, historia e letërsisë shqipe, rilindja kombëtare shqiptare, rilindësit e mëdhenj që ndërtuan vetëdijen kombëtare dhe që krijuan Shqipërinë. Shkuarja jote prandaj ishte aq më tronditëse dhe aq më pikëlluese për mua. Por, shkuarja jote në largësinë e pakthim është pikëllim i përgjithshëm. Dhe është pikëllim i përgjithshëm sepse është pikëllim jo për njeriun që sundon por për njeriun që mendon.

Shkove miku im, Jorgo, me trupin tënd, por na le një thesar të përjetshëm: na le shkrimet tua, na le studimet tua, na le trajtesat tua, na le mendimet dhe vlerësimet tua të drejta, të qarta, të parimshme dhe të ndershme. Shkojnë përgjithmonë ata që harrohen por ti s’mund të harrohesh se na mbetet thesari i mendjes sate me të cilin janë pasuruar përgjithmonë shkenca shqiptare dhe mendimi kombëtar shqiptar”, thuhet në mesazhin e Qoses.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.