☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 31 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $73,923 ▲ +0.45% ETH $2,022 ▲ +0.3% XRP $1.3398 ▲ +0.08% SOL $82.7500 ▲ +0.55%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
31 May 2026
Breaking
Sporti

Roani, talent i ri shqiptar i automobilizmit: Ëndrra ime është Formula 1

I ftuar në podkastin “Flasim” të Kryeministrit Edi Rama, piloti i ri shqiptar i automobilizmit, Roani, rrëfeu rrugëtimin e tij në sportet e shpejtësisë dhe ambicien për t’u shpallur një ditë kampion bote në Formula 1.

Roani, i cili stërvitet në Itali në akademinë e ish-kampionit botëror të Formula 1, Kimi Räikkönen, tregoi se pasioni për garat lindi që në moshë të vogël, pasi ndoqi gara kartingu në Madrid. “Dëshira ime është të bëhem kampion bote në Formula 1”, u shpreh ai gjatë bisedës.

Talenti i ri shqiptar tha se hapat e parë në këtë sport i hodhi në Tiranë, ku nisi të garonte në kartodrom, duke arritur rezultate të spikatura.

“Në Tiranë gjetëm kartodrom dhe më pas thyeva rekordet e makinave. Më vonë shkova në Greqi, ku gjithashtu arrita të thyej rekordin e pistës,” tregoi Roani.

Ai kujtoi edhe eksperiencën e tij të parë në garat ndërkombëtare, ku përfaqësoi Shqipërinë në një aktivitet të organizuar nga FIA.

“Bëra testet në Itali dhe më pas mora pjesë në garën time të parë në FIA Motorsport Games. U rendita i 13-ti mes 44 pjesëmarrësve. Ishte emocion i veçantë, sepse përfaqësova Shqipërinë,” tha ai.

Roani theksoi se më pas ka marrë pjesë në shumë gara të tjera ndërkombëtare, duke arritur rezultate të rëndësishme në një konkurrencë të fortë.

“Kam zhvilluar shumë gara të tjera dhe kam dalë edhe i dyti në disa prej tyre, pasi niveli i konkurrencës është shumë i lartë,” u shpreh ai.

Duke folur për përvojën në akademinë e Kimi Räikkönen, Roani tregoi se stërvitet së bashku me 14 pilotë të rinj të përzgjedhur personalisht nga ish-kampioni finlandez.

“Në akademi jemi 14 pjesëmarrës dhe pilotët përzgjidhen vetë nga Kimi Räikkönen. Ai na mëson teknikat e garimit dhe mënyrën si të përgatitemi për pistën,” tha Roani.

Piloti i ri shqiptar shtoi se në Shqipëri stërvitet në kartodromin e Prushit dhe garon me një kart të markës Tony Kart.

“Në Shqipëri stërvitem në Prush. Kam një makinë Tony Kart me motor 125 kubikë, e cila arrin shpejtësi deri në 120 kilometra në orë,” tregoi ai.

Roani konsiderohet një nga talentet më premtues të automobilizmit shqiptar, ndërsa synon të vijojë rrugën e tij drejt kategorive më të larta të garave ndërkombëtare, me synimin final për të arritur majën e sportit të shpejtësisë – Formula 1.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.