Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 02 June 2026
S&P 500 7,614 ▲0.18%
DOW 51,209 ▲0.26%
NASDAQ 27,130 ▲0.16%
NAFTA 92.03 ▼0.14%
ARI 4,533 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,978 ▼ -5.06% ETH $1,937 ▼ -1.81% XRP $1.2341 ▼ -4.01% SOL $77.2100 ▼ -3.17%
S&P 500 7,614 ▲0.18 % DOW 51,209 ▲0.26 % NASDAQ 27,130 ▲0.16 % NAFTA 92.03 ▼0.14 % ARI 4,533 ▲0.6 % S&P 500 7,614 ▲0.18 % DOW 51,209 ▲0.26 % NASDAQ 27,130 ▲0.16 % NAFTA 92.03 ▼0.14 % ARI 4,533 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Politika

“Robt e shtëpive tona janë interes privat”, Rama i përgjigjet protestuesve që shënjestruan familjen e tij dhe i fton n�

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet për çështjen e Zvërnecit. Përmes një mesazhi të shoqëruar me pamje nga tubimi, kreu i qeverisë i ka bërë një ftesë të hapur protestuesve për një bashkëbisedim publik me një përfaqësi prej jo më shumë se 20 personash, për të diskutuar mbi transparencën, investimet e huaja dhe mbrojtjen e natyrës.

Megjithatë, Rama nuk ka kursyer ironinë ndaj thirrjeve të përdorura në protestë, duke u shprehur se çështjet familjare duhet të mbeten private, ndërsa ka theksuar se mbetet i vendosur në rrugëtimin e tij politik drejt integrimit të vendit në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Çuna!

Unë sinqerisht ju pëlqej vërtetë, sidomos ata ndër ju që votojnë për mua – ka plot aty jashtë këtij korit udhëheqës – dhe mbi të gjitha, sepse të paktën jeni më të freskët se sa mbeturinat politike që më vijnë poshtë dritares tash 13 vjet, por nëse ky është vizioni juaj për mbrojtjen e natyrës dhe për “Shqipërinë e Shqiptarëve”, ju uroj sinqerisht shumë fat në të ardhmen, sepse do t’ju duhet.

Deri atëherë, mua këtu më keni, gjithmonë gati për t’ju dëgjuar, nëse doni të flasim për Zvërnecin, për arrogancën, për dhunën, për mosinformimin, për transparencën, për pronat, për investimet e huaja, për natyrën, flamingot, shqiponjat, apo për çdo çështje tjetër me interes publik.

Sepse robt e shtëpive tona janë interes privat dhe të tillë duhet të mbeten them unë apo jo?

Po që kjo imja të mos mbetet thjesht si një “larje goje” në mexhelis apo largqoftë te merret si tallje me ju, mblidhuni, jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum, ulemi në një bashkëbisedim publik, ku të doni dhe kur të doni.

Nëse doni, natyrisht.

Se po nuk deshët, prapë i kemi punët tona te ndara: ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë, me votën e shqiptarëve, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.