☁️
Tiranë 12°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,496 ▲ +0.61% ETH $2,253 ▲ +0.46% XRP $1.2500 ▼ -0.2% SOL $95.6200 ▲ +0.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Rrëzohet vendimi i Trumpit për pezullimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Kosova dhe Shqipëria

Një gjykatë federale në New York ka rrëzuar politikën e administratës së presidentit Donald Trump për pezullimin e lëshimit të vizave imigruese për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre edhe Kosova dhe Shqipëria.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja federale Jeannette Vargas, e cila e ka cilësuar politikën si të paligjshme dhe ka vlerësuar se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore.

Siç raporton Reuters, sipas gjykatës vendosja e kufizimeve vetëm mbi bazën e shtetësisë nuk ishte në përputhje me ligjin federal të emigracionit.

Kosova dhe Shqipëria ishin përfshirë në listën e vendeve ndaj të cilave Departamenti amerikan i Shtetit kishte pezulluar lëshimin e vizave imigruese nga 21 janari 2026. Masa prekte aplikantët që synonin të emigronin në SHBA, ndërsa nuk zbatohej për vizat joimigruese, si vizat turistike apo të biznesit.

Në listë ishin edhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Administrata Trump e kishte arsyetuar pezullimin me shqetësimet se emigrantët nga këto vende mund të bëheshin të varur nga përfitimet publike në SHBA.

Me vendimin e ri, politika e pezullimit të vizave imigruese për 75 shtetet është rrëzuar. Gjykata ka vlerësuar se vendimet për pranimin e aplikantëve duhet të merren në mënyrë individuale nga zyrtarët konsullorë dhe jo përmes një kufizimi të përgjithshëm që bazohet vetëm në shtetësinë e aplikantit.

Megjithatë, vendimi nuk nënkupton heqjen e të gjitha kufizimeve amerikane për udhëtim apo emigrim.

Ai lidhet konkretisht me politikën që kishte pezulluar përpunimin dhe lëshimin e vizave imigruese për shtetasit e 75 vendeve.

Për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që kanë procese për emigrim në SHBA, vendimi përbën një zhvillim të rëndësishëm, pasi të dyja shtetet ishin në mesin e vendeve të prekura nga pezullimi. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.