🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,405 ▼0.38%
DOW 49,928 ▼0.16%
NASDAQ 26,122 ▼0.56%
NAFTA 101.24 ▲3.03%
ARI 4,505 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $76,976 ▼ -0.58% ETH $2,122 ▼ -0.58% XRP $1.3568 ▼ -1.06% SOL $85.9900 ▲ +0.21%
S&P 500 7,405 ▼0.38 % DOW 49,928 ▼0.16 % NASDAQ 26,122 ▼0.56 % NAFTA 101.24 ▲3.03 % ARI 4,505 ▼0.67 % S&P 500 7,405 ▼0.38 % DOW 49,928 ▼0.16 % NASDAQ 26,122 ▼0.56 % NAFTA 101.24 ▲3.03 % ARI 4,505 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Ekonomia

Rriten pagesat elektronike

Pagesat bankare po zhvendosen gjithnjë e më shumë drejt kanaleve elektronike, ndërsa përdorimi i parasë fizike po zëvendësohet nga transfertat dhe shërbimet online.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për katër muajt e parë të vitit tregojnë një rritje të ndjeshme të transaksioneve, veçanërisht në euro dhe në përdorimin e home banking.

Vetëm në transaksionet në lekë janë kryer mbi 48 mijë operacione bankare, me një vlerë totale që kalon 5.4 trilionë lekë.

Muaji janar rezulton me vlerën më të lartë të transaksioneve në monedhën vendase, mbi 1.5 trilionë lekë, ndërsa marsi shënon rënien më të fortë.

Ndërkohë, transaksionet në euro po fitojnë gjithnjë e më shumë terren. Nga janari në prill, numri i tyre është rritur nga rreth 31 mijë në mbi 42 mijë transaksione.

Edhe vlera ka ndjekur të njëjtin trend, duke u rritur nga 480 milionë euro në janar në mbi 733 milionë euro në prill. Në total, gjatë katër muajve janë qarkulluar mbi 2.3 miliardë euro përmes sistemit bankar.

Rritja e pagesave në euro lidhet me zgjerimin e përdorimit të monedhës europiane në ekonomi, sidomos në sektorë si pasuritë e paluajtshme, turizmi dhe tregtia.

Paralelisht, qytetarët dhe bizneset po përdorin më shumë edhe shërbimet online. Home banking ka regjistruar mbi 3 milionë transaksione, me një vlerë totale prej rreth 690 miliardë lekësh.

Të dhënat tregojnë se bankingu digjital po bëhet gradualisht mënyra kryesore e kryerjes së pagesave, duke reduktuar kohën, kostot dhe përdorimin e sporteleve fizike.

TRANSAKSIONET NE LEKE

NUMRI                VLERA (mln leke)

Janar                    13,351                 1,523,369.2

Shkurt        11,368                 1,339,947.4

Mars           11,584                 1,155,357.7

Prill             12,298                 1,405,545.8

Total           48,601                 5,424,220.1

TRANSAKSIONET NE EURO (mln euro)

NUMRI                VLERA (mln euro)

Janar            31,545                                   480.9

Shkurt        35,010                                   494.3

Mars           39,235                                      593

Prill             42,744                                  733.5

Total           148,534                              2,301.6

PERDORIMI I HOME BANKING

Numri i transaksioneve                            3,060,712

Vlera ne milione leke                               690,564

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.