Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 20 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 102.31 ▼1.77%
ARI 4,490 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,588 ▲ +1.02% ETH $2,132 ▲ +0.78% XRP $1.3704 ▼ -0.31% SOL $84.9500 ▲ +0.3%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 102.31 ▼1.77 % ARI 4,490 ▼0.47 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 102.31 ▼1.77 % ARI 4,490 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

“Rritet prania policore në sezonin turistik”, Lamallari ndalet dhe te Saranda: Askush mbi ligjin

Gjatë një konference këtë të mërkurë, ku u prezantuan prioritetet dhe masat konkrete për sigurinë përgjatë sezonit turistik, kontrollin e territorit, rendin publik dhe forcimin e shtetit ligjor, Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari u ndal edhe te rasti i Sarandës, ku në lidhje me një ndërtim pa leje në bregdet u arrestuan disa efektivë policie, përfshirë edhe shefin e Komisariatit.

“Jeni në dijeni për vizitën time në Sarandë, ku nga hetimet paraprake u bë e mundur goditja e një rasti të dyshuar paligjshmërie, ku punonjës policie bëhen palë me krimin. Bregdeti, nga veriu në jug, mbrojtja e territorit është pasuri kombëtare”, u shpreh ministri Lamallari.

Ai theksoi se mbrojtja e territorit përbën një pasuri kombëtare dhe një prioritet të qeverisë, ndërsa shtoi se për rastin e Sarandës do të ketë një hetim të thelluar dhe se çdo person përgjegjës do të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Ky është një mesazh për këdo tjetër, që llogaritë duhet t’i bëjë mirë. Mbrojtja e territorit është prioritet i qeverisë shqiptare. Gjithsesi përgjegjësia është gjithmonë individuale. E rëndësishme është reagimi ynë, ku ne nuk bëjmë kompromis me çfarëdo lloj rasti dhe Drejtori i Policisë ndjek procedurat, po ashtu dhe për referimin penal. Çdo punonjës policie ka përgjegjësi individuale përpara ligjit dhe duhet të përgjigjet për të. Është e padrejtë që të quhet shkrirje komisariati sepse komisariati ka 100 policë dhe unë isha aty për t’i mbështetur kolegët e ndershëm që nuk bëhen palë dhe distancohen nga kolegët që kanë mbyllur sytë dhe duhet të përgjigjen para ligjit. Janë 12 mijë uniforma në Shqipëri, burra dhe gra, dhe jo të gjithë janë shkelës apo mbyllin sytë para ligjit, të cilët duhen përgëzuar për punën që bëjnë dhe shërbimin ndaj vendit dhe qytetarëve.”, deklaroi Lamallari.

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë gjatë sezonit turistik, ministri bëri të ditur se do të shtohet ndjeshëm prania policore në të gjithë territorin, me fokus të veçantë në zonat turistike, plazhet, zonat malore dhe qendrat muzeale të vendit.

“Ka masa të shtuara sa i përket sigurisë, ka masa të karakterit operativ, inteligjencës policore, reagim të menjëhershëm të strukturave të posaçme. Nga data 1 korrik deri më 31 gusht do të zhvillohen patrullime të shtuara dhe shërbime 12-orëshe, si dhe do të ngrihen stacione të përkohshme policore në zona si Valbona, Theth, Gjiri i Lalzit, Koman, Ksamil dhe Tale, ndërsa do të aktivizohet edhe Policia Detare”, tha ai.

Sa i përket luftës kundër kultivimit të kanabisit dhe veprimtarive të paligjshme, Lamallari u shpreh se nga 1 maji deri më 31 tetor do të forcohet bashkëpunimi me Guardia di Finanza, ku në total janë planifikuar rreth 200 orë fluturimi, me 20 orë më shumë se vitin e kaluar.

“Përveç përdorimit të helikopterëve, këtë vit do të ketë si risi edhe përdorimin e një avioni të posaçëm që do të transmetojë në kohë reale koordinatat e zonave me rrezik të lartë, ku mund të evidentohen tentativa për kultivim të paligjshëm të kanabisit”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.