☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.44 ▼0.31%
ARI 4,028 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,159 ▼ -0.18% ETH $2,323 ▼ -0.53% XRP $1.3008 ▲ +0.25% SOL $100.9500 ▼ -0.49%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.44 ▼0.31 % ARI 4,028 ▼0.27 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.44 ▼0.31 % ARI 4,028 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Bota

RUMANI – Një tjetër dron rrëzohet nga një avion luftarak spanjoll

BUKURESHT, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore rumune, pranë kufijve me Ukrainën dhe Moldavinë, u rrëzua sot nga një avion luftarak spanjoll në një mision në atë vend të NATO-s, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.

”Ndërhyrja e dronit, i cili kishte ardhur nga Moldavia, u krye nga një F-18 në orën 05:01 (02:01 GMT)”, deklaroi i njëjti burim në një njoftim për shtyp.

Ministria raportoi për mbetje të mundshme që ranë në një zonë të pabanuar të rajonit të Galatit, pranë kufirit ukrainas.

Ministria spanjolle e Mbrojtjes deklaroi në X se forcat e saj ajrore kishin demonstruar “profesionalizëm të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e hapësirës ajrore evropiane”.

Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares tha se kishte folur me homologen e tij rumune, Oana Toiu, e cila falënderoi pilotët.

Komanda Ajrore e NATO-s konfirmoi në X se misioni përfshinte dy F-18, pjesë e një kontingjenti spanjoll prej afërsisht 200 personeli ushtarak dhe 11 avionësh me bazë në Rumani.

Ky është droni i katërt i shkatërruar nga Rumania që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Rumania filloi të rrëzonte dronët që hynë në hapësirën e saj ajrore në fund të korrikut.

Vendi me 19 milionë banorë është bërë një nga shtetet më të ekspozuara ndaj pasojave të konfliktit midis anëtarëve të Aleancës Atlantike.

Bregdeti i saj lindor, që kufizohet me Detin e Zi, është në afërsi të zonave të synuara rregullisht nga sulmet ajrore ruse.

Që nga viti 2023, autoritetet rumune kanë njoftuar vazhdimisht zbulimin e fragmenteve të droneve pas sulmeve në portet ukrainase në Danub.

Të dielën, në një incident të veçantë, mbeturinat e droneve të gjetura në Detin e Zi pranë bregdetit të Konstancës iu raportuan Ministrisë së Mbrojtjes.

Objekti, i ekzaminuar nga një ekip për asgjësimin e bombave nga forcat detare rumune, nuk përmbante pajisje shpërthyese, sipas të njëjtit burim.

Vende të tjera në krahun lindor të NATO-s kanë përjetuar gjithashtu vazhdimisht ndërhyrje në hapësirën e tyre ajrore, veçanërisht Polonia dhe shtetet baltike.

Të premten, NATO njoftoi se avionët luftarakë italianë kishin rrëzuar një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore letoneze./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.