☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.00 ▼0.63%
ARI 4,657 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,358 ▼ -1.2% ETH $2,490 ▼ -2.3% XRP $1.4122 ▼ -2.2% SOL $106.2300 ▲ +1.16%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.00 ▼0.63 % ARI 4,657 ▼0.15 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.00 ▼0.63 % ARI 4,657 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Rajoni

Rumania në krizë shtetërore, Presidenti refuzon si kryeministre një myslimane

Presidenti rumun refuzon emërimin e një politikaneje myslimane si kryeministre. Social-demokratët kërcënojnë me proces shkarkimi nga posti.

Situata në Rumani është e koklavitur. Pas zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor, Partia Social-Demokrate PSD dhe ajo liberale ALDE kanë fituar shumicën e votave. Ekspertja 52-vjeçare e administratës Sevil Shhaideh, e cila i përket pakicës tartare në Rumani dhe praktikon besimin mysliman, është propozuar prej socialdemokratëve si kryeministre e vendit.

Por presidenti i vendit, Klaus Iohannis, e refuzon Sevil Shhaidehun si kryeministre të re, gjithësesi pa dhënë arsye  “Unë kam peshuar me kujdes propozimin dhe kam ardhur në përfundimin që të mos e pranoj atë,” tha Klaus Iohannis në një deklaratë të shkurtër që lexoi para mediave në rezidencën e tij në Bukuresht. Në të njëjtën kohë ai u kërkoi PSD-së dhe partneres së saj të koalicionit, ALDE, që të emërojnë një person tjetër për postin më të lartë të qeverisë.

Shefi i dënuar i PSD-së

Shhaideh konsiderohet “bedele” për kreun e partisë PSD, Liviu Dragnea. Partitë e opozitës shprehën ditët e fundit frikën se Shhaidehu mund të veprojë si marionetë e Dragneas. Drejtuesi i partisë ishte dëshmitar në martesën e saj me biznesmenin Akram Shhaidehu në vitin 2011.

Sipas ligjit në fuqi Dragnea nuk mund të bëhet vetë kryeministër, sepse është i dënuar për manipulim të zgjedhjeve. Dragea po kalon tani në ofensivë dhe u shpreh në një reagim të parë se do të nisë një proces për shkarkimin e Iohannis nga posti i presidentit. “Ne na duket se ky njeri dëshiron me të vërtetë të shkaktojë një krizë në Rumani,” tha Dragnea pas konsultimeve me partinë partnere ALDE në Parlamentin e Bukureshtit. Social-demokratët kanë marrë “një ortek mesazhesh nga qytetarë të indinjuar” që kërkojnë shkarkimin e Presidentit, shtoi ai. PSD-ja do të vendosë deri të mërkurën në mbrëmje se si do të veprojë më tej, tha Dragnea. “Nëse pas analizës së zhvillimeve do të arrijmë në konkluzionin që procesi për shkarkimin e Presidentit do të jetë gjë e mirë për vendin, atëherë ne nuk do të ngurrojmë ta bëjmë këtë,” tha ai.

 Rumänien Liviu Dragnea (picture-alliance/dpa/R. Ghement)Liviu Dragnea

Betim mbi Kuran

Nëse refuzimi i Iohannisit lidhet me myslimanen Shhaideh ose me Dragnean është e paqartë. Duke propozuar Sevil Shhaidehun si kryeministre Dragnea nuk la asnjë lloj dyshimi se është ai që do të kontrollojë qeverinë. Në të njëjtën kohë mediat rumune supozojmë se PSD-ja do ta ndryshojë ligjin për papajtueshmërinë e posteve në rastin e personave të dënuar, për t’i hapur rrugën Dragneas për të ardhur në krye të qeverisë. Sevil Shhaidehu do të ishte gruaja dhe myslimania e parë në krye të qeverisë rumune. Rumania është kryesisht vend ortodoks.

Vitin 2015 ajo ka qenë për një vit e gjysmë ministre e Zhvillimit Rajonal. Asokohe ajo e bëri betimin mbi Kuran. Por irritime shkaktoi shumë më tepër fakti që i shoqi i saj me origjinë nga Siria, ishte shprehur në mediat sociale si një mbështetës i flaktë i diktatorit sirian Bashar al-Asad.

President pa mbështetje

Problemi i Iohannisit në këtë mosmarrëveshje është i qartë: pas triumfit të tij ndaj kryeministrit Viktor Ponta, i cili ishte i përfshirë në mjaft skandale dhe dha dorëheqjen në fund të vitit 2015, Iohannisi emëroi një kabinet ekspertësh. Po ky kabinet nën drejtimin e inxhinierit pa parti Dacian Ciolos, arriti të bëjë vetëm pak. Po ashtu partia liberale e Iohannisit PNL është dobësuar së fundi për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme. Ndërkohë që postkomunistët mundën t’i mobilizonin pasuesit e tyre besnikë sidomos në fshatra, përkrahësit e zhgënjyer të ndryshimi politik nuk shkuan të votonin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.