☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.61 ▲0.26%
ARI 4,553 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,865 ▲ +8.69% ETH $2,265 ▲ +18.39% XRP $1.1107 ▲ +10.66% SOL $85.8300 ▲ +11.5%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.61 ▲0.26 % ARI 4,553 ▲0.16 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.61 ▲0.26 % ARI 4,553 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Premier League

Saka: Të gjithë tek Arsenal e dimë se puna për titullin nuk ka mbaruar ende

Sulmuesi anglez Bukayo Saka këmbëngul se tek Arsenal të gjithë e dinë se puna nuk ka mbaruar ende për sa i përket fitimit të titullit në Premier League. Ai premtoi t’i trajtojë dy ndeshjet e fundit të kampionatit si dy finale, në një përpjekje për të siguruar titullin e parë të klubit që nga viti 2004.

Arsenal bëri një hap të rëndësishëm drejt fitimit të kurorës së ligës me një fitore të diskutueshme 1-0 kundër West Ham, me vendasit që iu anulua nga VAR goli i barazimit, në kohën shtesë. Vendimi e mban garën për titull në duart e Arsenal, që dy ndeshjet e fundit do t’i luajë kundër Burnley dhe Crystal Palace.

Një fitore në të dyja ndeshjet do t’i lejonte Arsenal të fitonte duelin me Manchester City, duke karikuar skuadrën para finales së Champions League, kundër PSG më 30 maj. “Duhet të qëndrojmë të përulur”, tha Saka, që u shpreh se fillimisht është titulli në Premier e pastaj finalja e Champions.

“Në dhomën e zhveshjes ndihet vetëm gëzim, emocion, përmbushje, gjithçka që mund të përshkruhet. Jemi të entuziazmuar, por e dimë se puna nuk ka mbaruar. Na kanë mbetur edhe dy finale tani, ndaj duhet ta marrim çdo ndeshje ashtu siç vjen. Tjetra është Burnley dhe pastaj vazhdojmë nga aty”, tha Saka.

“Si lojtar apo si tifoz njerëzit mund të mendojnë se është e lehtë atë që mund të jetë, por nuk është kështu. Për ne është e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar në këto momente. Duhet të qëndrojmë të fokusuar tek objektivat tanë”, deklaroi Bukayo Saka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.