Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.97 ▲2.36%
ARI 4,489 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,240 ▼ -4.15% ETH $1,878 ▼ -5.42% XRP $1.2458 ▼ -1.81% SOL $75.3000 ▼ -5.53%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.97 ▲2.36 % ARI 4,489 ▼0.67 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.97 ▲2.36 % ARI 4,489 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Politika

Salianji i përgjigjet Berishës: Lidhjet e tij me krimin i ka vërtetuar edhe gjykata britanike

Pas akuzave të kryedemokratit Sali Berisha, i menjëhershëm ishte reagimi i ish-deputetit Ervin Salianji përmes rrjeteve sociale. Salianji akuzoi Berishën si të vetmin politikan në Partinë Demokratike i faktuar, sipas tij, nga një gjykatë perëndimore, si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike.

Salianji thekson se këto lidhje provohen nga Gjykata Britanike, sikundër nga qeveritë e djathta perëndimore. Ai e quajti Berishën uzurpator të Partisë Demokratike, që nuk bën garë për drejtimin e kësaj force politike.

Sipas Salianjit, Partia Demokratike duhet ndahet nga e shkuara e saj korruptive, “ose ajo do të mbetet peng i saj”.

Postimi i plotë i Salianjit:

Sali “kolltuku”, alias Sali “brava”, është sot i vetmi politikan në Partinë Demokratike i faktuar nga një gjykatë perëndimore si i lidhur me krimin e organizuar dhe si politikan që i ka përdorur këto lidhje për influencë politike. Jo nga gjykatat e kapura të regjimit në Shqipëri, por nga qeveri të djathta perëndimore dhe nga gjykata britanike. Ky është fakt, jo propagandë.

Shfaqja e sotme në Dibër ishte tabloja më e qartë e rënies dhe tregoi pse ky uzurpator nuk bën garë; një sallë që nuk mbush dot as dy kate me 200 persona, megjithëse ishte mbledhur i gjithë qarku, një lider i braktisur nga demokratët dhe një monolog i mbushur me mashtrime të vjetra. Kur të lë populli, të mbetet vetëm zëri dhe ai kthehet në zhurmë.

I njëjti model, i njëjti mentalitet: Lulzim Basha ishte “familjari i dashur” i Saliut, e promovoi, e përdori dhe e mbrojti, dhe sot edhe pasi u largua Basha, modeli mbetet po ai, me të njëjtin ekip, të njëjtat vese, të njëjtën mënyrë përzgjedhjeje deputetësh dhe të njëjtën “opozitë” që ulet në gjunjë për leje, tendera dhe pazare me Ramën; ka vetëm një ndryshim, Saliu sot është i refuzuar nga ndërkombëtarët, nga shoqëria dhe gjithnjë e më shumë nga vetë demokratët, prandaj nuk bën garë dhe ka uzurpuar PD-në si frikacak, sepse gara e nxjerr zbuluar dhe i humb privilegjet dhe paratë për të cilat, sipas akuzave, shet gjithçka.

Sot nis publikimin e fakteve dhe poshtë është një fakt i zi mbi të bardhë: vendimi i gjykatës britanike, sipas pretendimeve të cituara, konfirmon se nuk bëhet fjalë për thashetheme, por për prova që lidhen me korrupsion dhe krim të organizuar; e vërteta e hidhur është se ndërkohë që demokratët kërkojnë alternativë dhe fitore, ata mbahen peng nga një figurë që është shpallur problem sigurie nga aleatë strategjikë të Shqipërisë, dhe kjo është drama reale e Partisë Demokratike, jo përballja me kundërshtarin por pengmarrja nga e shkuara; koha e alibive ka mbaruar, ose PD ndahet nga e shkuara e korruptuar ose mbetet peng i saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.