🌤️
Tiranë 38°C · Kryesisht kthjellët 01 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
₿ CRYPTO
BTC $63,042 ▼ -1.26% ETH $1,865 ▼ -1.18% XRP $1.0629 ▼ -0.86% SOL $72.8200 ▼ -1.02%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142 EUR/USD 1.1512 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9451 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4245 EUR/TRY 54.7520 EUR/JPY 182.58 EUR/CAD 1.6142
01 Aug 2026
Breaking
Politika

Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat: Fokus në integrim, prosperitet dhe stabilitet

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Kosta dhe presidenti malazez Jakov Milatoviç i kanë dërguar udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor një ftesë për të marrë pjesë në Samitin që do të zhvillohet më 5 qershor në Tivat. Në letrën e përbashkët theksohet rëndësia e forcimit të perspektivës evropiane të rajonit dhe nevoja për të ruajtur dhe përshpejtuar momentumin politik të procesit të integrimit.

Sipas TV Klan, mesazhi i dërguar nënvizon se Samiti synon të konfirmojë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për të ardhmen e Bashkimit Evropian. Tema qendrore e takimit është “Prosperiteti dhe Stabiliteti i Përbashkët i Bashkimit Evropian dhe i Ballkanit Perëndimor”, që reflekton rizgjerimin e axhendës politike dhe thekson se politika e zgjerimit mbetet e gjallë dhe me rëndësi strategjike.

Programi i Samitit përfshin dy sesione kryesore: një takim plenar dhe një drekë pune. Takimi plenar do t’i kushtohet progresit në afrimin dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe Axhendës së Rritjes, duke u përqendruar gjithashtu në forcimin e stabilitetit rajonal, lidhshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Dreka e punës do të diskutojë politikën e zgjerimit, sfidat dhe mundësitë kryesore, si dhe përputhjen me politikat dhe standardet evropiane.

Ky Samit shënon një rast historik pasi organizohet për herë të parë në Mal të Zi, një shtet që bashkë me Shqipërinë konsiderohet ndër përparësitë e procesit të zgjerimit. Takimi pritet të riafirmojë angazhimin politik për zgjerimin dhe të forcojë bashkëpunimin rajonal, raporton TV Klan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.