☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,073 ▲ +0.44% ETH $2,241 ▲ +0.19% XRP $1.1559 ▼ -0.1% SOL $89.7000 ▲ +0.25%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

“Science Direct”: Konsumimi i peshkut gjatë shtatzënisë, ndihmon në zhvillimin e trurit të fëmijës

– Një studim i fundit zbuloi se, gratë që konsumojnë peshk gjatë shtatzënisë, mund të kenë fëmijë me zhvillim më të mirë të trurit, sipas “Science Direct”.

A mund të ndihmojë konsumimi i peshkut gjatë shtatzënisë në zhvillimin e trurit të foshnjës?

Studimet sugjerojnë se fëmijët e lindur nga nëna që kanë konsumuar peshk gjatë shtatzënisë, mund të kenë rezultate më të mira në disa teste të zhvillimit të aftësive njohëse.

Peshku përmban lëndë ushqyese të rëndësishme si acidet yndyrore omega-3 (sidomos DHA), jodi dhe proteinat, të cilat luajnë një rol kyç, në rritjen e fetusit dhe zhvillimin e trurit.

Megjithatë, zhvillimi i fëmijës ndikohet edhe nga shumë faktorë të tjerë si, gjenetika, mjedisi, ushqyerja e përgjithshme.

Fakte shkencore: Çfarë treguan studimet?

Një nga studimet e kryera në Institutin e Shëndetit të Fëmijëve në Universitetin e Bristolit në Britani të Madhe, analizoi të dhënat e 7 421 fëmijëve të lindur në vitet 1991–1992.

Ata krahasuan konsumin e peshkut nga nënat gjatë shtatzënisë me zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Rezultatet treguan se nënat që konsumonin peshk, kishin fëmijë me rezultate mesatarisht më të larta në testet e zhvillimit të gjuhës dhe komunikimit në moshë të vogël.

Një tjetër studim i kryer nga “Project Viva”, një grup kërkimor i Universitetit të Harvardit dhe institucioneve amerikane të shëndetit, analizoi 135 çifte nënë–fëmijë dhe gjeti se konsumimi më i lartë i peshkut gjatë shtatzënisë, lidhej me performancë më të mirë në disa teste njohëse të fëmijëve.

Një studim më i fundit i kryer nga studiues të Universitetit të Roçesterit (SHBA), Universitetit të Ulsterit (Irlandë e Veriut) dhe institucioneve shëndetësore e arsimore të Seychelles, ndoqi 229 fëmijë dhe analizoi zhvillimin e tyre deri në moshën 9-vjeçare.

Rezultatet treguan një lidhje pozitive mes konsumit më të lartë të peshkut nga nënat dhe disa rezultateve të inteligjencës jo-verbale.

Pse peshku mund të ndihmojë trurin e fetusit?

DHA (omega-3) është një përbërës kryesor i trurit dhe syve të fetusit.

Jodi është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroides, të rëndësishme për zhvillimin neurologjik.

Proteinat dhe mineralet ndihmojnë rritjen e përgjithshme të fetusit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.