Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 12 June 2026
S&P 500 7,394 ▲1.75%
DOW 50,849 ▲1.86%
NASDAQ 25,810 ▲2.54%
NAFTA 84.67 ▼3.47%
ARI 4,233 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,879 ▲ +1.13% ETH $1,678 ▲ +1.06% XRP $1.1446 ▲ +2.04% SOL $66.9800 ▲ +2.29%
S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.67 ▼3.47 % ARI 4,233 ▲2.9 % S&P 500 7,394 ▲1.75 % DOW 50,849 ▲1.86 % NASDAQ 25,810 ▲2.54 % NAFTA 84.67 ▼3.47 % ARI 4,233 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Kronika

Sezoni turistik nis me fluks në Durrës, rritet nevoja për struktura akomoduese

Zyrtarisht ka nisur sezoni turistik në bregdetin e Durrësit, duke rikonfirmuar edhe njëherë pozicionin e tij si një nga destinacionet kryesore turistike në Shqipëri.

Fluksi i lartë i turistëve ndër vite ka sjellë nevojën për shtimin e strukturave akomoduese, me qëllim përballimin e kërkesës gjithnjë në rritje gjatë sezonit veror.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Durrës, Neritan Golja, konfirmoi se këtë vit ka një rritje prej 8 deri në 10 për qind të kapaciteteve akomoduese krahasuar me sezonin e kaluar.

“Durrësi këtë sezon është në një performancë pritjeje turizmi shumë më mirë sesa vitet e kaluara. Mund ta themi me krenari që Durrësi po e merr atë status si kryeqyteti i turizmit. Në % mund të shprehemi se ka një mesatare 8-10% të shtesës së shtretërve. Rritja nuk është e pakët, është e konsiderueshme dhe vlen. Në Durrës nuk janë vetëm hotelet, por kemi plot biznese që po menaxhohen si menaxhim familjar, duke llogaritur me apartamente në rritje të vazhdueshme”, tha Neritan Golja.

Sipas operatorëve turistikë, Durrësi po shfaq një performancë më të mirë turistike se vitet e mëparshme, ndërsa shtimi i shtretërve konsiderohet i rëndësishëm për përballimin e fluksit gjatë muajve të verës.

Kryetari i Shoqatës së Strukturave Akomoduese në Durrës, Blerim Norja, u shpreh se krahas turistëve tradicionalë nga Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria, këtë vit vihet re një interes i shtuar nga tregjet perëndimore si Franca dhe Anglia.

“Sezoni turistik ka nisur zyrtarisht. Këtë vit kemi disa tregje të reja. Prej vitesh kemi turistë polakë, çekë, sllovakë dhe hungarezë. Këtë vit kemi një risi në masë, turistët francezë dhe anglezë. Në qytetin e Durrësit shtohen çdo vit strukturat akomoduese. Këtë vit janë shtuar 10 struktura të reja, të vogla dhe të mëdha aktive. Kërkesa është më e lartë, por bregdeti i Durrësit po shtrihet nga zona e Qerretit, Spillesë dhe Karpenit për të ndërtuar hotele dhe resorte të reja”, shtoi Golja.

Me rritjen e numrit të strukturave akomoduese dhe zgjerimin e hartës së turistëve nga vende të reja europiane, Durrësi synon të mbajë edhe këtë sezon peshën kryesore të turizmit në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.