☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,354 ▼0.67%
DOW 49,364 ▼0.65%
NASDAQ 25,871 ▼0.84%
NAFTA 102.56 ▼1.53%
ARI 4,486 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,503 ▲ +0.89% ETH $2,130 ▲ +0.72% XRP $1.3707 ▼ -0.31% SOL $84.9400 ▲ +0.18%
S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 102.56 ▼1.53 % ARI 4,486 ▼0.56 % S&P 500 7,354 ▼0.67 % DOW 49,364 ▼0.65 % NASDAQ 25,871 ▼0.84 % NAFTA 102.56 ▼1.53 % ARI 4,486 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Sporti

Sfida me Rumaninë, Lila e Balaj premtojnë maksimumin: Është ndeshja jonë!

Ekipi shqiptar po vijon përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Rumaninë, ku të gjithë shpresojmë që të dalim me një fitore. Kuqezinjtë shpresojnë gjithashtu që kjo ndeshje të mos jetë e fundit në këtë Europian, por tani, gjithçka varet nga rezultati edhe i ndeshjeve të tjera që janë duke u luajtur në fazën e grupeve.
Andi Lila dhe Bekim Balaj folën në konferencën e kësaj të premteje edhe për ndeshjen e Shqipërisë me Francën. Lila e cilësoi çështje fati humbjen, ndërsa premtoi se përballja me Rumaninë do të jetë e jashtëzakonshme.
“Skuadra ka zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Francës, duke e ditur të gjithë se ‘gjelat’ janë organizatorë të turneut. Rezultati nuk ishte ai që ne meritonim, por në futboll nevojitet edhe fati në krahun tënd”, tha Andi Lila, futbollist i kombëtares kuqezi.
“Ndeshjen e fundit menduam që zëvendësimi i fundit të mund të isha unë, por për shkak të dëmtimit të Ajetit planet ndryshuan. Kemi edhe një ndeshje në grup dhe shpresoj që të kem edhe unë minutat e mia”, tha nga ana e tij sulmuesi Bekim Balaj.
“Ne kemi një ëndërr tonën për të vazhduar përpara, për të qëndruar sa më gjatë këtu në Francë dhe për të lënë gjurmë. Unë kam shumë besim se Shqipëria do të lërë gjurmë në këtë Europian. Për Rumaninë kemi shumë respekt, por do të thoja se kjo është ndeshja jonë”, shtoi më tej Lila.
“Ndeshja me Rumaninë është mundësia jonë e fundit për të pretenduar kalimin më tej, ndaj dhe do të japim gjithçka. Ndoshta deri diku do të na duhet edhe pak fat, pasi dihet që kualifikimi nuk është vetëm në duart tona. Duhet të presim edhe rezultatet e grupeve të tjera”, deklaroi autori i golit të vetëm ndaj Portugalisë në takimin e parë të kualifikueseve për këtë Europian të Francës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.