🌫️
Tiranë 11°C · Mjegull 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 100.78 ▼2.41%
ARI 4,024 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,480 ▼ -1.76% ETH $2,299 ▼ -2.71% XRP $1.2760 ▼ -2.75% SOL $100.0100 ▼ -2.35%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.78 ▼2.41 % ARI 4,024 ▲0.4 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 100.78 ▼2.41 % ARI 4,024 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Biden: Dhënia e bombave thërrmuese për Ukrainën “vendim shumë i vështirë”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se dhënia e mbështetjes për Ukrainën me bomba thërrmuese ishte “vendim shumë i vështirë”, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për CNN, Biden foli lidhur me mbështetjen me bomba thërrmuese për Ukrainën.

Duke bërë të ditur se dhënia e bombave thërrmuese për Ukrainën “ishte vendim shumë i vështirë”, Biden theksoi se për këtë çështje ka biseduar me aleatët dhe deputetët në Kongres.

Ai potencoi se municionet e Ukrainës kanë mbaruar dhe kjo mbështetje është siguruar si një “periudhë tranzicioni” deri në arritjen e kapacitetit të mjaftueshëm lidhur me prodhimin e municioneve.

Pasi ka rikujtuar se nuk janë palë e marrëveshjes lidhur me ndalimin e bombave thërrmuese, Biden tha: “Megjithatë m’u desh pak kohë që të bindesha për të marrë këtë vendim”.

Presidenti amerikan tha se ajo që është e rëndësishme është që Ukraina të posedojë armët që ka nevojë në luftën e saj kundër Rusisë.

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së njoftoi se në kuadër të ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh që do të bëjë nga inventari i saj, Ukrainës do t’i jepen edhe bombat thërrmuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.