🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,052 ▲ +0.34% ETH $1,881 ▲ +0.25% XRP $1.0026 ▲ +0.01% SOL $75.2900 ▼ -0.25%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA dërgon dhjetëra avionë furnizues me karburant në Izrael, rriten shqetësimet për përshkallëzim ndaj Iranit

Administrata amerikane ka njoftuar Izraelin se do të dërgojë dhjetëra avionë të tjerë furnizues me karburant në vend, në një kohë kur rriten shqetësimet për një zgjerim të mundshëm të operacioneve ushtarake kundër Iranit.

Sipas tre zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, vendosja e avionëve të rinj vjen pasi Presidenti Donald Trump po shqyrton disa skenarë ushtarakë për një ofensivë më të gjerë ndaj Iranit, pas prezantimit të planeve të reja në një takim të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë.

Ndër opsionet e shqyrtuara janë sulmet ndaj infrastrukturës iraniane, përfshirë impiantet energjetike, goditje të mëtejshme ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe sulme ndaj një kompleksi nëntokësor të dyshuar për përdorim ushtarak.

Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar, por zyrtarët amerikanë dhe izraelitë thonë se ai mund të urdhërojë një përshkallëzim të operacioneve në ditët në vijim.

Sipas raportimeve, Ushtria amerikane aktualisht ka rreth 30 avionë furnizues me karburant në aeroportin ndërkombëtar Ben Gurion pranë Tel Avivit dhe një numër të ngjashëm në aeroportin Ramon, në jug të Izraelit. Me dërgimin e avionëve të rinj, numri i tyre pritet të rikthehet në nivelet e fillimit të luftës.

Zyrtarët izraelitë thonë se Ushtria amerikane preferon operimin nga Ben Gurion, pasi bazat e tjera ajrore në rajon konsiderohen më të ekspozuara ndaj sulmeve të mundshme iraniane.

Ndërkohë, tensionet mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit janë rritur ndjeshëm. Ushtria amerikane ka kryer sulme ndaj objektivave iraniane në zonën e Ngushticës së Hormuzit dhe në bregdetin jugor të Iranit, ndërsa Teherani ka intensifikuar sulmet ndaj bazave amerikane në disa vende të rajonit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se çdo sulm ndaj Izraelit do të sillte një kundërpërgjigje më të fuqishme.

Vendosja e avionëve furnizues amerikanë është kthyer gjithashtu në një çështje të debatueshme brenda Izraelit. Prania e tyre në aeroportin Ben Gurion ka kufizuar hapësirën operacionale të aeroportit dhe ka ngritur shqetësime për ndikimin në trafikun ajror, veçanërisht gjatë sezonit veror të udhëtimeve.

Ministrja izraelite e Transportit, Miri Regev, aleate e afërt e Netanyahut, ka kërkuar zhvendosjen e avionëve ose kufizimin e numrit të tyre, ndërsa Ministria e Mbrojtjes dhe ushtria izraelite kanë kundërshtuar këtë kërkesë.

Sipas burimeve, administrata Trump i ka kërkuar Qeverisë izraelite të lehtësojë vendosjen e avionëve shtesë, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga kryeministri Netanyahu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.