☁️
Tiranë 30°C · Vranët 27 July 2026
S&P 500 7,412 ▲0.05%
DOW 51,947 ▲0.46%
NASDAQ 24,976 ▼0.64%
NAFTA 83.04 ▼7.02%
ARI 4,097 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
₿ CRYPTO
BTC $65,108 ▲ +0.94% ETH $1,958 ▲ +3.97% XRP $1.1047 ▲ +0.39% SOL $76.1700 ▲ +1.41%
S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.04 ▼7.02 % ARI 4,097 ▲0.65 % S&P 500 7,412 ▲0.05 % DOW 51,947 ▲0.46 % NASDAQ 24,976 ▼0.64 % NAFTA 83.04 ▼7.02 % ARI 4,097 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8537 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 93.7249 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.3990 EUR/TRY 53.9224 EUR/JPY 186.43 EUR/CAD 1.6045
27 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Pentagoni përditëson bilancin e viktimave nga lufta me Iranin

UASHINGTON, 27 korrik /ATSH-Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta me Iranin, duke përditësuar numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë dhe të plagosur gjatë konfliktit.

Sipas shifrave më të fundit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, 14 pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane janë vrarë dhe mbi 400 janë plagosur.

Megjithatë, Pentagoni i ka ndryshuar disa herë këto shifra gjatë javëve të fundit, duke nxitur kritika për mënyrën se si klasifikohen dhe raportohen plagosjet në luftime.

Çështja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak se Departamenti i Mbrojtjes ka dhënë pak informacione publike për konfliktin.

Në një intervistë për gazetën The Guardian, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes dhe ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta, kritikoi mënyrën se si Pentagoni ka raportuar për viktimat, duke akuzuar administratën se nuk i ka dhënë publikut një pasqyrë të plotë për koston njerëzore të luftës.

Panetta tha se ka pasur “një përpjekje të qëllimshme… për t’ua fshehur informacionin qytetarëve amerikanë”, duke e cilësuar këtë si “një qasje të turpshme” ndaj informimit të publikut për pasojat e luftës.

Javën e kaluar, Pentagoni njoftoi se rreth 100 ushtarakë amerikanë ishin lënduar nga sulmet hakmarrëse të Iranit pas armëpushimit.

Sipas tij, rreth 96 për qind e tyre u kthyen në detyrë pas trajtimit ambulantor dhe, për këtë arsye, nuk u klasifikuan zyrtarisht si të plagosur sipas kritereve të raportimit të Pentagonit.

Departamenti i Mbrojtjes thotë se vazhdon ta rishikojë bilancin e viktimave, derisa përfundojnë vlerësimet shtesë mjekësore.

Lufta mes Shteteve të Bashkuara, të mbështetura nga Izraeli, dhe Iranit nisi në fund të shkurtit, pasi Uashingtoni dhe Tel Avivi ndërmorën sulme ndaj objektivave iraniane, me qëllimin e deklaruar për të penguar programin bërthamor të Teheranit.

Konflikti u shoqërua me sulme të ndërsjella në rajon dhe kërcënime ndaj trafikut detar në Gjirin Persik.

Pas një armëpushimi të shkurtër, luftimet rifilluan në fillim të korrikut, pasi të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e marrëveshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.