🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 15 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,782 ▼ -0.48% ETH $1,817 ▲ +0.15% XRP $0.9517 ▲ +0.53% SOL $71.2800 ▼ -1.1%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8348 EUR/CHF 0.9250 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6236 EUR/TRY 55.5846 EUR/JPY 176.32 EUR/CAD 1.5734
15 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump akuzon administratën Biden për kaosin në aviacionin amerikan

UASHINGTON, 15 nëntor /ATSH – ANSA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar administratën e paraardhësit të tij, Joe Biden, për gjendjen e rënduar të Administratës Federale të Aviacionit (FAA), institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e trafikut ajror në SHBA.

Në një reagim në platformën Truth Social, Trump e cilësoi administratën Biden si një “katastrofë” për FAA-në, duke ia atribuar asaj problemet që shkaktuan ndërprerjen për gati pesë orë të të gjitha fluturimeve në nivel kombëtar të premten, për shkak të problemeve të konstatuara në sistemet e komunikimit.

“Gjithçka që ata kanë prekur është përkeqësuar”, shkroi Trump, në komentin e tij të parë të drejtpërdrejtë për këtë incident.

Ndërkohë, trafiku ajror në SHBA po rikthehet gradualisht në normalitet, por vështirësitë vijojnë edhe këtë të diel. Sipas të dhënave të platformës FlightAware, rreth 1,421 fluturime të brendshme, drejt ose nga SHBA-ja, janë anuluar gjatë ditës së sotme, pothuajse dyfishi i 760 anulimeve që parashikoheshin të shtunën në mbrëmje.

Kompanitë ajrore po përpiqen të përballojnë vonesat e krijuara nga ndërprerja e së premtes. Administratori i FAA-së, Bryan Bedford, deklaroi një ditë më parë se pret që kompanitë ajrore të rikthehen në kapacitetin e plotë operacional deri të dielën në mbrëmje.

Ndërkohë, të shtunën u regjistruan 6,692 fluturime të anuluara, ndërsa të premten numri i tyre arriti në 9,201.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.