Hoti ironizon me kabinetin e Kurtit: Kam përshtypjen se janë të trajnuar për të mashtruar publikun
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për projektet e premtuara, duke vlerësuar se pas disa vitesh qeverisje, shumë prej tyre ende nuk kanë marrë formën e duhur të realizimit.
Në një intervistë në emisionin “Euro n’7” në T7, Hoti ka ironizuar me anëtarët e kabinetit qeveritar, për të cilët tha se ka përshtypjen se janë të trajnuar për të mashtruar publikun.
“Kam përshtypjen që krejt këta në kabinet e kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun, se s’ka ndryshe si me e thënë”, deklaroi Hoti.
Duke komentuar projektet infrastrukturore dhe premtimet e ekzekutivit, ish-kryeministri tha se në janar nis viti i shtatë i qeverisjes, ndërsa sipas tij, institucionet është dashur të nisin me kohë projektimin dhe realizimin e projekteve.
Ai theksoi se edhe në rastet kur projektet e trashëguara nga qeveritë e mëparshme nuk kanë qenë të përgatitura siç duhet, Qeveria Kurti ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i rishikuar dhe për të nisur procedurat nga fillimi.
“Në janar fillon viti i shtatë i qeverisjes. Edhe nën supozimin që ato projekte që janë bërë më herët nuk janë bërë si duhet, është dashtë me i rishiku, etj., etj. Është dashtë prej fillimit me nis, me e projektu një autostradë, me e nis prej fillimit”, tha Hoti.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.