🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 82.42 ▼3.05%
ARI 4,695 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $79,106 ▲ +1.73% ETH $2,476 ▲ +0.4% XRP $1.4785 ▲ +0.16% SOL $99.0300 ▲ +4.69%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.42 ▼3.05 % ARI 4,695 ▼0.05 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 82.42 ▼3.05 % ARI 4,695 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: I gatshëm të ndihmoj Putinin për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën

– Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, zhvilloi dje në mbrëmje një bisedë telefonike që zgjati rreth 90 minuta me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë së cilës shprehu gatishmërinë për të ndihmuar, në gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë, raportoi “Reuters”.

Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili tha se Trump e bëri këtë ofertë gjatë bisedës së zhvilluar dje, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke e lidhur gjithashtu me pjesëmarrjen e tij, javën e ardhshme në samitin e NATO-s në Turqi.

Sipas Ushakov, Trump rikonfirmoi gatishmërinë e tij, për të punuar drejt një përfundimi sa më të shpejtë të luftimeve dhe për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e krizës.

Ai e cilësoi bisedën si “profesionale dhe mjaft konstruktive”.

Nga ana e tij, Putini theksoi se Rusia vazhdon të kërkojë një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit, duke marrë parasysh, sipas tij, interesat themelore të Moskës.

Ushakov akuzoi gjithashtu Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë se po synojnë zgjatjen dhe përshkallëzimin e luftës, duke iu referuar sulmeve me rreze të gjatë të Ukrainës ndaj objektivave ruse, kryesisht infrastrukturës së industrisë së naftës.

Këshilltari i Kremlinit deklaroi se Putini i kishte paraqitur Trump, situatën në front, duke pretenduar se forcat ruse po avancojnë dhe po marrin nën kontroll territore të reja.

Një ditë më parë, komandantët rusë i raportuan Putinit, se kishin marrë nën kontroll qytetin strategjik të Kostiantynivka, në rajonin e Donetskut.

Megjithatë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës e hodhën poshtë këtë pretendim, duke deklaruar se qyteti vazhdon të jetë ende nën kontrollin e forcave ukrainase.

Moska vazhdon të këmbëngulë se çdo marrëveshje paqeje, duhet të përfshijë kalimin e plotë të rajonit të Donbasit, nën kontrollin rus, një kërkesë që Kievi e ka refuzuar.

Muajin e kaluar, Zelensky i kërkoi Putinit një takim kokë më kokë, por presidenti rus nuk pranoi.

Sipas Ushakov, Trump tha se të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, do të vazhdojnë përpjekjet, për ndërmjetësimin e një marrëveshjeje dhe janë të gatshëm të vizitojnë sërish Moskën.

Ndërkohë, Zelensky njoftoi se kishte zhvilluar gjithashtu, një bisedë telefonike me Trump, të cilën e cilësoi si “shumë të mirë”.

Sipas presidentit ukrainas, ata diskutuan situatën përgjatë vijës së frontit prej rreth 1,200 kilometrash.

“Ekziston një mundësi reale për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe vendosmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të ketë një rëndësi vendimtare”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ai shtoi se është dakordësuar me Trump që bisedimet të vazhdojnë gjatë samitit të NATO-s. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.