☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.70 ▼3.28%
ARI 3,923 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,246 ▲ +0.34% ETH $2,287 ▲ +0.75% XRP $1.2515 ▼ -0.21% SOL $94.4800 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.70 ▼3.28 % ARI 3,923 ▲0.61 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.70 ▼3.28 % ARI 3,923 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump në samitin e mbrojtjes: Investime të reja për të forcuar arsenalin amerikan

– Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë sot në një samit për mbrojtjen në Kolegjin e Luftës të Ushtrisë Amerikane, ku pritet të prezantojë investimet e reja në teknologjitë ushtarake, sipas AP.

Takimi zhvillohet në një moment kur lufta me Iranin ka reduktuar rezervat e disa prej armëve më të rëndësishme të SHBA-së.

Sipas një analize të publikuar në maj, Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t’u duhen të paktën tre vjet për të plotësuar rezervat e raketave “Tomahawk”, të cilat përdoren për të goditur objektiva shumë larg në territorin armik; sistemeve “Patriot”, që shërbejnë për të rrëzuar raketa dhe avionë pa pilot (dronë) dhe sistemeve THAAD, të cilat mbrojnë nga raketat balistike me rreze të gjatë.

Rezervat janë pakësuar pas sulmeve të përsëritura amerikane ndaj Iranit, duke ngritur shqetësime se SHBA-ja mund të ketë më pak kapacitete ushtarake në rast të një konflikti të mundshëm me Kinën.

Në samit marrin pjesë drejtues të Pentagonit, CIA-s, ushtrisë amerikane, si edhe drejtues të kompanive më të mëdha të industrisë së mbrojtjes dhe financës, përfshirë “Lockheed Martin”, “Boeing”, “General Dynamics”, “SpaceX”, “JPMorgan” dhe “Blackstone”.

Shtëpia e Bardhë tha se samiti synon të forcojë bashkëpunimin mes qeverisë dhe sektorit privat, për të rritur investimet në sigurinë kombëtare dhe në teknologjitë ushtarake.

Gjatë aktivitetit u njoftuan edhe investime të reja. Kompania “ZeroEyes” do të investojë 10 milionë dollarë në zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndërsa “Gecko Robotics” do të hapë një fabrikë të re për prodhimin e sistemeve robotike për industrinë e mbrojtjes.

Trump ka propozuar një buxhet rekord prej 1,5 trilionë dollarësh për mbrojtjen në vitin 2027, me synimin për të rritur prodhimin e armëve dhe për të plotësuar rezervat.

Megjithatë, projektligji për këtë financim ende nuk është miratuar nga Kongresi, ndërsa ekspertët theksojnë se edhe pas miratimit do të duhen vite për të rritur kapacitetet e prodhimit.

Ndërkohë, Trump është zotuar t’i japë Ukrainës licensë për të prodhuar sistemet “Patriot”, por edhe ky projekt pritet të kërkojë disa vite për t’u bërë realitet. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.