☁️
Tiranë 26°C · Vranët 02 July 2026
S&P 500 7,455 ▼0.38%
DOW 52,660 ▲0.68%
NASDAQ 25,740 ▼1.15%
NAFTA 68.58 ▲0%
ARI 4,136 ▲1.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
₿ CRYPTO
BTC $61,750 ▲ +2.59% ETH $1,702 ▲ +5.22% XRP $1.0893 ▲ +2.68% SOL $81.0100 ▲ +4.58%
S&P 500 7,455 ▼0.38 % DOW 52,660 ▲0.68 % NASDAQ 25,740 ▼1.15 % NAFTA 68.58 ▲0 % ARI 4,136 ▲1.3 % S&P 500 7,455 ▼0.38 % DOW 52,660 ▲0.68 % NASDAQ 25,740 ▼1.15 % NAFTA 68.58 ▲0 % ARI 4,136 ▲1.3 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8581 EUR/CHF 0.9216 EUR/ALL 94.0045 EUR/MKD 61.6917 EUR/RSD 117.3368 EUR/TRY 53.1640 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6184
02 Jul 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump: Të ndalen vrasjet e pakuptimta në Ukrainë

UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron një marrëveshje paqeje për t’i dhënë fund “vrasjeve të pakuptimta” në Ukrainë, tha sot një zyrtar amerikan, pas një sulmi masiv rus në Kiev gjatë natës që la të paktën 21 të vdekur.

”Presidenti amerikan dëshiron që kjo luftë të përfundojë dhe vrasjet e pakuptimta të ndalen”, tha zyrtari.

Të paktën 21 persona humbën jetën dhe 85 të tjerë u plagosën, mes tyre dy fëmijë, pas një vale masive sulmesh ruse me dronë dhe raketa ndaj Kievit gjatë natës.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko e cilësoi atë si sulmin më të rëndë ndaj kryeqytetit ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.

Sipas forcave ajrore ukrainase, Rusia lëshoi 496 dronë dhe 74 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës.

Mbrojtja ajrore arriti të rrëzojë 476 dronë dhe 48 raketa, por një pjesë e tyre goditi objektivat në Kiev.

Gazetarët raportuan se shpërthimet në kryeqytet zgjatën për disa orë, ndërsa alarmi ajror qëndroi aktiv për më shumë se 11 orë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende mes rrënojave./ a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.