☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.24 ▼0.19%
ARI 4,457 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,424 ▲ +0.57% ETH $1,896 ▲ +0.81% XRP $1.0013 ▼ -0.06% SOL $75.5600 ▲ +0.2%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.24 ▼0.19 % ARI 4,457 ▲0.44 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.24 ▼0.19 % ARI 4,457 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Bota

SHBA – Trump urdhëron reduktimin e manovrave ushtarake SHBA-Kore e Jugut duke i cilësuar si sinjal armiqësor

UASHINGTON/SEUL, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar një reduktim të ndjeshëm të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke iu referuar marrëdhënies së tij shumë të mirë me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Trump sugjeroi gjithashtu se stërvitjet vjetore me forcat e Koresë së Jugut mund të anulohen plotësisht në të ardhmen.

”Unë nuk jam i kënaqur me faktin që Shtetet e Bashkuara, shumë kohë më parë, ranë dakord të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

”Këto stërvitje jo vetëm që janë të kushtueshme, me pjesën më të madhe të kostove të paguara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si zakonisht, por dërgojnë një sinjal krejtësisht të papërshtatshëm dhe armiqësor ndaj një vendi që, për sa kohë Donald J. Trump ka qenë president, ka qenë jokërcënues dhe respektues”, shtoi ai.

”Prandaj, dhe bazuar në faktin se është tepër vonë për t’i anuluar, kam udhëzuar sekretarin e Luftës, Pete Hegseth, që të reduktojë ndjeshëm stërvitjet e përbashkëta ushtarake!”, deklaroi Trump.

Njoftimi i Trump duket se e vendos në një pozitë të vështirë aleatin e ngushtë, Korenë e Jugut, e cila, njësoj si vendet anëtare të NATO-s në Evropë, mbështetet te mbrojtja ushtarake e SHBA-së.

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara zhvillojnë çdo vit stërvitje të përbashkëta, me synim forcimin e kapaciteteve të tyre të mbrojtjes dhe gatishmërisë ushtarake.

Stërvitja e fundit nisi të hënën dhe përfshin mijëra trupa nga të dyja vendet./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.