🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 87.54 ▼0.66%
ARI 4,126 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,472 ▲ +3.36% ETH $2,424 ▲ +5.73% XRP $1.3075 ▲ +2.44% SOL $95.9600 ▲ +3.32%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,126 ▲1.31 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 87.54 ▼0.66 % ARI 4,126 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Kronika

Sherri Bajri-Zoto-Gjini në burgun e Fierit, pezullohen 8 efektivë

Tetë punonjës të sigurisë në burgun e Fierit janë pezulluar nga detyra pas sherrit të ndodhur të shtunën në ambientet e përbashkëta të IEVP Fier, ku u përplasën të dënuarit Denis Bajri, Aldo Gjini dhe Jurgen Zoto.

Vendimi është marrë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe përfshin kryeinspektorin dhe shtatë gardianë që ndodheshin në shërbim në momentin e ngjarjes.

Bëhet fjalë për K/Inspektor G.B., përgjegjës turni në regjimin e brendshëm, Inspektor Sh.H., përgjegjës turni, si dhe gjashtë punonjës të rolit bazë: A.A., D.GJ., A.H., P.K., S.Ç. dhe A.S.

Pezullimi do të jetë në fuqi deri në përfundimin e hetimeve dhe vlerësimit nga organet kompetente për mënyrën se si punonjësit kanë zbatuar detyrat e tyre funksionale. Gjatë periudhës së pezullimit, efektivët do të përfitojnë 50% të pagës.

Ngjarja ndodhi në ambientin e përbashkët të burgut të Fierit, ku pati një përplasje mes Denis Bajrit, të lidhur me grupin e Bajrave në Shkodër, Aldo Gjinit nga Fushë-Kruja dhe Jurgen Zotos. Si pasojë, dy prej të dënuarve përfunduan të plagosur dhe morën trajtim mjekësor.

Në vendngjarje u gjet edhe një thikë artizanale, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përplasjes

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.