⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.29 ▲0.21%
ARI 4,020 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,780 ▲ +1.71% ETH $2,290 ▲ +2% XRP $1.2743 ▲ +2.11% SOL $92.7000 ▲ +1.35%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.29 ▲0.21 % ARI 4,020 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti

Drogë në lokalin e natës në Potam, arrestohen pronari dhe banakieri në Himarë (Video)

Policia e Vlorës ushtroi kontroll në një lokal nate në plazhin e Potamit, në Himarë, ku dyshohej se ishte përshtatur për shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë ndërhyrjes u finalizua operacioni i koduar “Late-night”, duke vënë në pranga pronarin dhe një prej punonjësve të tij.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 150 doza kokaine, 8 doza cannabis sativa, një armë sportive, një peshore elektronike dhe dy celularë.

Operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga strukturat e Policisë se në një lokal nate në zonën e Potamit shiteshin lëndë narkotike.

“Pas verifikimit të informacionit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë ndërhynë në ambientet e subjektit, ku arrestuan në flagrancë pronarin, shtetasin M. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe banakierin A. Gj., 20 vjeç, banues në Lazarat”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit fizik të 20-vjeçarit u gjetën 5 doza të dyshuara si kokainë dhe 8 doza të dyshuara si cannabis sativa.

Ndërkohë, kontrolli i banesës së pronarit të lokalit ka çuar në zbulimin e 145 dozave të tjera të dyshuara si kokainë. Në total, autoritetet kanë sekuestruar 150 doza kokaine dhe 8 doza cannabis sativa.

“Gjatë kontrollit në banesë u gjetën gjithashtu një peshore elektronike, që dyshohet se mund të jetë përdorur për ndarjen e lëndës narkotike, si dhe një armë sportive, pistoletë, të cilën 33-vjeçari e posedonte pa leje. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar gjithashtu dy telefona celularë, të cilët do t’i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme në funksion të hetimit”, vijon njoftimi.

Policia bën me dije se operacioni u finalizua pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprat penale që lidhen me prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, ndërsa për pronarin rëndon edhe dyshimi për mbajtje pa leje të armës sportive.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për vijimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.