🌧️
Tiranë 17°C · Rrebesh 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $77,827 ▼ -3.42% ETH $2,169 ▼ -3.88% XRP $1.3984 ▼ -4.72% SOL $85.7000 ▼ -6.02%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kronika e zeze

Shkodër, djali qëllon me armë zjarri nënën e vëllain

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dukagjin të Shkodrës, ku djali ka qëlluar më armë zjarri nënën e tij dhe vëllain.

vrasje 

Mësohet se të plagosur kanë ngelur Lina Qershia 56 vjeçe dhe Martin Qershia, 25 vjeç. Ndërkohë, dyshohet për një plagosje të mundshme dhe të autorit, Kol Qershia, 19 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjes e sotme në fshatin Kir, ndërkohë gjendja shëndetësore e dy të plagosurve paraqitet kritike për jetën. Bëhet me dije se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që e kanë çuar djalin të plagos nënën dhe vëllain e tij.

Njoftimi për këtë ngjarje të rëndë është bërë nga vetë banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar policinë pasi kanë dëgjuar të shtëna armësh. 

“Banorët kanë dëgjuar të shtëna armësh tek banesa e familjes ku ndodhi dhe krimi, e më pas kanë lajmëruar policinë. Dy të plagosurit po transportohen drejt spitalit Rajonal të Shkodrës, në gjendje të rëndë. Rruga nga fshati Kir drejt Shkodrës është një terren i thyer malor, ndaj e bën të vështirë dhe transportin e dy të plagosurve. Nuk kemi ende informacion nëse është arrestuar nga forcat e policisë autori i plagosjes”-përcolli për News24, gazetarja Eliona Kodra.

Ky është rasti i dytë për mbrëmjen e sotme ku raportohet për krim brenda familjes. Rreth orës 20:30 në Korçë, burri vrau bashkëshorten e tij më armë zjarri, fëmijën vetëm 1 vjeç dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvrarë. 

Ndërkohë, vetëm dy ditë më pare një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Suk të Fierit, ku një 73-vjeçar kreu masakër të vërtetë në familjen e tij, duke vrarë dy vëllezërit, kunatën dhe mbesën 17-vjeçare, e më pas u vetëvra me armë, pasi kundërshtonte fejesën e kësaj të fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.