Shpërthim me tritol në një lokal në Durrës, policia jep detajet
Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj mërkurë në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 05:00 në sektor Fllakë.
Policia shton se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet po vijojnë hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve.
‘Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve‘, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.