🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,722 ▲ +1.08% ETH $1,603 ▲ +1.7% XRP $1.0722 ▲ +2.71% SOL $72.8200 ▲ +0.92%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Kronika

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, arrihet marrëveshja “One Stop” për lehtësimin e kalimit kufitar

Është arritur këtë të shtunë, 27 qershor, marrëveshja ndërkufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar kalimin ndërkufitar mes qytetarëve të dy shteteve.

One Stop është marrëveshja më e re, e cila bën të mundur që qytetarët të kenë vetëm një ndalesë në pikat doganore. Brenda këtij muaji do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshjeje, fillimisht në doganën Qafë Thanë dhe muajin tjetër në doganën e Bllatës.

Janë rreth 4 mijë e 600 qytetarë në ditë në doganën e Bllatës dhe rreth 300 mijë makina që kanë kaluar brenda 5 muajve. Kjo si rezultat i hapjes së rrugës së Arbrit.

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, zgjodhi pikërisht vendlindjen e tij për të nënshkruar këtë marrëveshje me homologun maqedonas, Pançe Toshkovski. Kjo marrëveshje do të lehtësojë si lëvizjen e lirë të qytetarëve, ashtu edhe të mallrave mes dy vendeve.

“Këtu jam sot bashkë me homologun tim maqedonas, Pançe Toshkovski, për të nënshkruar një marrëveshje që, në fakt, i bën si të papërfillshëm kufijtë midis dy vendeve tona. Por matet me sa pak pengesë krijojmë në kufijtë tanë për qytetarët mes dy vendeve. Kufijtë sot nuk duhen parë si mure ndarëse midis dy vendeve, ato duhet të jenë ura që lidhin dhe krijojnë sinergjinë e duhur për zhvillimin ekonomik. Nuk po i dobësojmë kufijtë tanë, përkundrazi po i bëjmë më të fortë e më të sigurt. Më të sigurt për shtetet tona dhe më të lehtë për qytetarët. Kjo marrëveshje, që ndërtohet mbi parimin “Një Ndalesë”, nënkupton më pak procedura, më pak pritje, më shumë efikasitet dhe më shumë siguri. Kjo nënkupton më shumë lehtësi për qytetarët dhe më shumë kohë për ta, më shumë mundësi për biznesin dhe më shumë mundësi zhvillimi për dy ekonomitë tona”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.