Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 83.12 ▼0.18%
ARI 4,441 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,822 ▲ +0.12% ETH $1,894 ▲ +0.28% XRP $1.0128 ▼ -0.7% SOL $76.4700 ▲ +0.25%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 83.12 ▼0.18 % ARI 4,441 ▼0.59 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 83.12 ▼0.18 % ARI 4,441 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria, 150 sportistë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Shqipëria në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, që nisin më 21 gusht dhe përfundojnë më 3 shtator, në sportet kolektive do të marrë pjesë vetëm në futboll. Të premten pasdite është hedhur dhe shorti i ndarjes së grupeve, ndërsa Shqipëria do të përfaqësohet me kombëtaren e moshës deri në 21 vjeç, që drejtohet nga Alban Bushi. Në grup kuqezinjtë do të jenë me Italinë, Algjerinë dhe Kosovën.

Ajo që bie në sy është se për të disatën herë nuk përfaqësohemi në volejboll, basketboll 3×3, hendboll dhe vaterpolo. Edhe pse në Latakia 1987 për histori kemi qenë medalist të artë në volejbollin e femrave, sikurse kemi qenë po në të njëjtin aktivitet me basketbollin e vajzave. Gjithsej do të jenë 150 sportistë, kurse kuqezinjtë do të përfaqësohen edhe në atletikë, boks, çiklizëm, skermë, not, gjimnastikë, xhudo, karate, padel, qitje, ping-pong, taekuondo ëorld, triatlon, peshëngritje dhe mundje.

Në “Oran 2022”, Shqipëria pat marrë katër medalje. Dhe pikërisht 2 të arta me Zelimkan Abakarov në mundje dhe Luiza Gegën në 3000 metra me pengesa, e cila pat vendosur dhe rekord mesdhetar për aktivitetin. Një të argjendtë në peshëngritje me Erkand Qerimajn në stilin e shkëputjes me 149 kilogram në peshën deri në 73 kilogram. Si dhe një të bronztë në mundje me Islam Dudaev.

Dhe me një numër rekord sportistësh, si rrallëherë, por vetëm me futbollin në sportet kolektive, Shqipëria shpreson të jetë përsëri në podiumin e medaljeve dhe në Taranto.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.