☀️
Tiranë 36°C · Kthjellët 16 July 2026
S&P 500 7,572 ▲0.38%
DOW 52,659 ▲0.29%
NASDAQ 26,269 ▲0.62%
NAFTA 79.43 ▼0.21%
ARI 4,032 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $64,179 ▼ -0.74% ETH $1,884 ▲ +0.23% XRP $1.1061 ▼ -0.15% SOL $76.0900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.43 ▼0.21 % ARI 4,032 ▼0.49 % S&P 500 7,572 ▲0.38 % DOW 52,659 ▲0.29 % NASDAQ 26,269 ▲0.62 % NAFTA 79.43 ▼0.21 % ARI 4,032 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1449 EUR/GBP 0.8487 EUR/CHF 0.9236 EUR/ALL 93.8515 EUR/MKD 61.5810 EUR/RSD 117.3735 EUR/TRY 53.8972 EUR/JPY 185.68 EUR/CAD 1.6085
16 Jul 2026
Breaking
Politika

Shqipëria dorëzon Ciklin e Tretë të Raportimit të Agjendës së Reformave pranë KE

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) njofton paraqitjen zyrtare pranë Komisionit Evropian të ciklit të tretë të raportimit në kuadër të Facilitetit për Reforma dhe Rritje (RGF). Ky cikël përfshin 38 masa reformuese të shpërndarë në pesë fusha politikash.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i miratuar në maj 2024, i ofron Shqipërisë mundësinë të përfitojë deri në EUR 922 milionë në grante dhe hua të favorshme për periudhën 2024–2027. Këto fonde janë të kushtëzuara drejtpërdrejt nga zbatimi i masave të dakordësuara në Agjendën e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes, një mekanizëm që garanton transparencë dhe llogaridhënie në procesin e integrimit evropian.

Dy komponentë të ciklit të tretë

Cikli i tretë strukturohet në dy komponentë kryesorë. Komponenti i parë përfshin 18 masa reformuese të reja me afat qershor–dhjetor 2026. Këto masa përfaqësojnë angazhime të reja të Shqipërisë dhe mbulojnë fushat e mjedisit tëbiznesit dhe zhvillimit tësektorit privat, kapitalit njerëzor, digjitalizimit, si dhe energjisëdhe shtetit të së drejtës.

Referuar këtij komponenti, janë përmbushur 14 nga 17 hapat e planifikuar me afat qershor 2026, duke arritur një nivel realizimi prej 82.4%. Gjithashtu, Shqipëria ka përmbushur edhe 4 hapa të parashikuar për periudhën raportuese të dhjetorit 2026, të cilët raportohen përpara afatit të tyre.

Komponenti i dytë përfshin 20 hapa konsolidues  të parashikuar nga mekanizmi RGF, gjatë së cilës hapat e cikleve të mëparshme thellohen dhe përmbyllen në përputhje me standardet e Komisionit Evropian. Për periudhën grace period të qershorit 2026 janë përmbushur të 10 hapat e planifikuar, duke shënuar një nivel realizimi prej 100%. 10 hapa raportohen të përmbushura dhe nga periudha raportuese e grace period të dhjetor 2026.

“Paraqitja e ciklit të tretë të raportimit dëshmon angazhimin e qëndrueshëm dhe të përshpjetuar të Shqipërisë ndaj Agjendës së Reformave dhe rrugëtimit evropian. Çdo masë e raportuar është rezultat i punës ndërinstitucionale dhe i vullnetit për të ofruar rezultate konkretepër qytetarët dhe bizneset shqiptare”, tha Eridana Çano, Drejtoreshë e Përgjithshme e SASPAC dhe Koordinatore Kombëtare e Agjendës së Reformave

Pesë fushat e politikave

Masat e ciklit të tretë mbulojnë fusha si:

Mjedisi i biznesit dhe zhvillimi i sektorit privat, përmes reformave që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, digjitalizimin e proceseve kadastrale, forcimin e kontrolleve zyrtare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së sektorëve strategjikë;

Kapitali njerëzor, përmes masave që lidhen me përmirësimin e arsimit dhe formimit profesional, nxitjen e punësimit, zhvillimin e aftësive sektoriale dhe njohjen e aftësive të fituara përmes të mësuarit joformal dhe informal;

Digjitalizimi, përmes zhvillimit të identifikimit elektronik, zgjerimit të shërbimeve publike online dhe forcimit të përdorimit të zgjidhjeve digjitale për qytetarët dhe bizneset;

Energjia dhe tranzicioni i gjelbër, përmes zhvillimit të kapaciteteve të reja nga burimet e rinovueshme, krijimit të komuniteteve të energjisë, integrimit të tregut të energjisë dhe avancimit të masave për eficiencën energjetike;

Shteti i së drejtës dhe të drejtat themelore, përmes forcimit të mekanizmave të rikuperimit të aseteve, rritjes së transparencës institucionale, përmirësimit të efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe forcimit të luftës kundër krimit të organizuar.

Vlerësimi i suksesshëm i këtyre masave nga Komisioni Evropian do të mundësojë disbursimin e deri në EUR 215.4 milionë nga të cilat EUR 100.2 milionë do të disbursohen drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit, ndërsa rreth EUR 115.2 milionë do të kanalizohen përmes WBIF-it për financimin e investimeve strategjike në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.