🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.51 ▲1.27%
ARI 4,531 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,647 ▲ +0.44% ETH $2,131 ▲ +-0% XRP $1.3719 ▲ +0.17% SOL $86.3000 ▲ +1.59%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.51 ▲1.27 % ARI 4,531 ▼0.09 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.51 ▲1.27 % ARI 4,531 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria e Bosnja janë për hapjen e tregtisë, skeptike Serbia dhe Maqedonia e Veriut

Heqja dhe reduktimi i barrierave tregtare ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor konsiderohet shumë e rëndësishme nga kompanitë e rajonit sipas Barometrit të vitit të kaluar të realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Të dhënat nga bizneset e anketuara tregojnë nevojë të gjerë për lehtësimin e tregtisë. Bizneset e Shqipërisë dhe Bosnjës e konsiderojnë me më rëndësi heqjen e barrierave tregtare në Rajon, ndërsa në Serbia dhe Maqedonia shprehen një gatishmëri më të ulët për lehtësimin e tregtisë. Gjithsesi anketa tregoi se 70 për qind e bizneseve në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor e konsideruan si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme heqjen e barrierave tregtare.

Shqipëria, 75% e bizneseve konsiderojnë lehtësimin e tregtisë  të rëndësishëm

Bizneset në Shqipëri shfaqin një interes jashtëzakonisht të lartë për eliminimin e pengesave në kufi. Rreth 75% e kompanive të pyetura e konsiderojnë heqjen e barrierave tregtare si “shumë të rëndësishme” dhe të “rëndësishme” për ecurinë e tyre. Vetëm një pakicë biznesesh prej 9% mendon se ky proces nuk ka asnjë rëndësi për aktivitetin e tyre. Ndërkohë, një pjesë e vogël jo më shumë se 5% shprehen neutralitet ndaj kësaj mase. Të dhënat konfirmojnë se sipërmarrësit shqiptarë e shohin rajonin si një mundësi të artë për zgjerim ekonomiko-financiar.

Bizneset e Bosnjës, 88% pro hapjes tregtare

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, nevoja për të lehtësuar qarkullimin e mallrave është gjithashtu mjaft e mprehtë. Gati 88 % e të anketuarve, konsiderojnë si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme heqjen e barrierave tregtare me vendet e tjera të Rajonit. Vetëm 1% e atyre që nuk e shohin barrierat tregtare të rëndësishme. Ky rezultat tregon një konsensus pothuajse absolut të komunitetit të biznesit vendas për ndryshime në lehtësimin e tregtisë ndër-rajonale. Sipërmarrja boshnjake duket se po vuan nga ngarkesat aktuale dhe kërkon me ngulm reforma lehtësuese. Bosnja ka pasur një lidhje organike të tregtisë me ish vendet e Jugosllavisë përveç Shqipërisë. Por traditat e tregtisë më këto vende dhe konfliktet ndër-etnike i kanë vështirësuar edhe kanalet e tregtisë.

Serbia më pak e interesuara e Rajonit

Serbia paraqitet disi më ndryshe në perceptimin e bizneseve mbi barrierat tregtare në Rajon. Ndonëse 50% e bizneseve e konsiderojnë heqjen e barrierave si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme, skepticizmi është mjaft i lartë. 28% e kompanive serbe deklarojnë se ky proces nuk ka aspak rëndësi për aktivitetin e tyre. Rreth 22% e bizneseve mbajtën qëndrim neutral  dhe kjo tregon se gati gjysma e tregut Serb nuk varet nga Rajoni. Serbia ka orientim më të madh drejt tregjeve të BE-së.

Kosova, me hapjes tregtare dhe skepticizmit

Kosova regjistron përqindjen më të lartë të bizneseve që e konsiderojnë këtë proces si “shumë të rëndësishëm”, me 60% të bizneseve dhe një tjetër kategori prej 11% e konsideron të rëndësishëm. Të dhënat e anketat tregojnë se tregtia rajonale shihet si shtyllë kryesore për rritjen e kompanive të Kosovës. Nga ana tjetër, ekziston një grup prej 17% që mendon se heqja e barrierave nuk ka asnjë rëndësi. Kjo ndarje tregon një lloj polarizimi, ku shumica absolute kërkon hapje maksimale, por ka edhe skeptikë. Pavarësisht kësaj, zëri i biznesit pro-integrimit në Kosovë mbetet dominues dhe mjaft i fuqishëm.

Bizneset e Maqedonisë së Veriut, 67 % për lehtësim të barrierave

Në Maqedoninë e Veriut 33% e bizneseve vlerësojnë heqjen e barrierave si shumë të rëndësishme për ekonominë dhe një pjesë tjetër e konsiderueshme, prej 34%, e konsideron të rëndësishme. Ndërkohë, 17% e bizneseve mbajnë një qëndrim neutral. Skeptikët apo ata që nuk preken nga ky proces përbëjnë 9%.

Mali i Zi i hapur për tregti rajonale

Bizneset në Malin e Zi shfaqin një profil të ngjashëm vlerësimi, me një fokus të lartë tek integrimi. Përqindja e atyre që e shohin heqjen e pengesave si shumë të rëndësishme dhe të rëndësishme qëndron në nivelin 68%.

Një përqindje e madhe rreth 25% shprehen qëndrim neutral dhe vetëm 7% e shohin këtë proces si krejtësisht të parëndësishëm. Tregu malazez është kryesisht pozitiv dhe pret përfitime nga lehtësimet tregtare. Fryma e bashkëpunimit mbetet e lartë, duke parë potencialin që ofron i gjithë rajoni fqinj./Monitor.al/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.