☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0%
ARI 4,523 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $77,374 ▲ +0.77% ETH $2,105 ▼ -0.75% XRP $1.3556 ▼ -0.37% SOL $85.7900 ▼ -0.2%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0 % ARI 4,523 ▲0 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9113 EUR/ALL 95.4430 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4110 EUR/TRY 53.1269 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6055
25 May 2026
Breaking
Rajoni

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, marrëveshje në fushën e arsimit

Në Muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, ministrat e Arsimit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës, Abdilaqim Ademi, Lindita Nikolla dhe Arsim Bajrami, kanë firmosur Programin e Përbashkët Ekzekutiv, që buron nga marrëveshja në sferën e arsimit dhe shkencës që u arrit mes tre vendeve pesë muaj më parë në Vlorë.

“Gëzuar ditën e Alfabetit nga Manastiri i Kongresit të Shkronjave Shqipe. Me kolegët Ademi dhe Bajrami me angazhime konkrete për arsimin”, shkruan ministrja Nikolla në rrjetin social “Facebook”.

Sipas ministres Nikolla, ky program do të mundësojë jetësimin e projekteve dhe propozimeve të përbashkëta në shumë fusha, do të ndikojë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës, si edhe në arritjen e standardeve evropiane të dijes.

“Është një plan ekzekutiv që mundëson një komunikim të ri, por jo vetëm në rezultate të përbashkëta të veprimit, që lidhen me programe të përbashkëta studimore në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe në Maqedoni, me shkëmbime studentësh nga Shqipëria dhe Maqedonia si dhe mobilitet të pedagogëve të institucioneve të arsimit të lartë, mundësi të reja për realizimin e kuadrit për anëtarësimin e dy vendeve tona në programin ‘Horizont 2020’ të BE-së”, tha Nikolla për Top Channel.

nikollaFirmosja e kësaj marrëveshje në përvjetorin e 107 të Kongresit të Manastirit u vlerësua si moment i veçantë për të gjithë shqiptarët. Por, nga ana tjetër, ministrat e tre vendeve e gjetën në gjendje të rëndë godinën e Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe.

Fasada e kësaj ndërtese me vlera të larta kombëtare në disa pjesë është rrënuar, oborri është i mbushur me mbeturina kurse hyrja e muzeut ndodhet në mes të disa dyqaneve.

Megjithatë, kjo gjendje mund të përmirësohet nëse realizohet projekti për restaurimin e muzeut i hartuar nga Ministria e Kulturës në Shqipëri.

“Instituti i monumenteve të kulturës në Shqipëri, këto ditë ka hartuar projektin e restaurimit të këtij objekti mbi bazën e kritereve shkencore duke ruajtur autenticitetin e vet objektit dhe njëkohësisht duke i dhënë edhe vlerat që meriton ky objekt”, u shpreh Zef Cuni, zëvendësministër i Kulturës në Shqipëri.

107 vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe është shënuar me aktivitete të shumta në Manastir dhe në disa qytete tjera. Me rastin e këtij përvjetori nuk kanë munguar as urimet e drejtuesve të politikës shqiptare në Maqedoni./

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.