☁️
Tiranë 23°C · Vranët 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,368 ▼ -0.42% ETH $2,532 ▼ -1.37% XRP $1.3700 ▼ -0.06% SOL $102.0200 ▲ +0.22%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria mposht 2-0 Moldavinë: Ja çfarë thotë trajneri i kuqëzinjve

Shqipëria fitoi 2 me 0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e vlefshme për eleminatorët e Euro 2020. Pas takimit ka folur edhe trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja ku u shpreh i kënaqur me lojën dhe fitoren.

“Na duhej fitorja, luajtëm mirë, e arritëm dhe morëm rezultatin që meritonim. Në qoftë se s’do të fitonim do të kishim frikë për të ardhmen”- tha italiani.

Minuta e 92-të e takimit Shqipëri-Moldavi dhe kuqezinjtë kanë siguruar fitoren pas golit të dytë të shënuar nga Ylber Ramadani, një eurogol i ish-mesfushorit të Partizanit.

Minuta e 65-të e ndeshjes dhe më në fund Shqipëria ka gjetur golin e epërsisë. Ka shënuar Sokol Cikalleshi pas një inkursuoni në të majtë të Odise Roshit. Dy ndërrimet fituese të trajnerit Reja japin efekt

Minuta e 45-të e takimit Shqipëri-Moldavi. Gjyqtari finlandez vërshëllen fundin e pjesës së parë, një pjesë loje e domimuar nga Shqipëria e Edi Rejas, që krijoi, por nuk mundi të konkretizojë epërsinë e saj.

Minuta e 23-të e ndeshjes Kuqezinjtë kanë kontrollin e lojës dhe shtyjnë para për të gjetur rrugën e golit të parë. Hysaj ka pasur një moment ideal shënimi pas harkimit nga e majta e Lenjanit. Në minutat 23-24 Armando Sadiku ka shkuar dy herë pranë golit, por i pafat cërrikasi

Ora 20:25- Nis sfida ndaj Moldavisë, Kombëtarja do fitoren e dytë në grup
Ka startuar në këto çaste në “Elbasan Arena” ndeshja e katërt në grupin H për Shqipërinë, ajo ndaj Moldavisë. Skuadra kuqezi kërkon suksesin e dytë në grup, ndërsa Edi Reja fitoren e parë në drejtimin e Shqipërisë. Reja ka bërë ndryshime thelbësore në formacion, ndërsa nuk ka një interesim të madh të tifozërisë për këtë 90 minutësh.

Me këtë fitore Shqipëria shkon në 6 pikë duke u rënditur  në vendin e 4.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.