☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 15 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 79.60 ▲0.33%
ARI 4,046 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
₿ CRYPTO
BTC $64,640 ▲ +2.54% ETH $1,881 ▲ +4.26% XRP $1.1064 ▲ +2.96% SOL $77.3300 ▲ +2.37%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.60 ▲0.33 % ARI 4,046 ▼0.59 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.60 ▲0.33 % ARI 4,046 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066 EUR/USD 1.1419 EUR/GBP 0.8529 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 93.7745 EUR/MKD 61.6035 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 53.7160 EUR/JPY 185.21 EUR/CAD 1.6066
15 Jul 2026
Breaking
Politika

Shqipëria përgatitet për Samitin e NATO-s 2027, Koçiu: Vendi drejt një qendre rajonale të industrisë së mbrojtjes

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka deklaruar se Shqipëria po forcon pozicionin e saj në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, duke investuar në rritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe zhvillimin e një industrie moderne të mbrojtjes.

Koçiu ndau detaje nga kantieri i ndërtimit të Guna Tactical, pjesë e KAYO-s, ku po zhvillohet një investim prej 13.2 milionë eurosh në kuadër të marrëveshjes me MSSC Group. Sipas saj, projekti nuk kufizohet vetëm në prodhimin e uniformave dhe pajisjeve ushtarake, por përfaqëson një drejtim të ri strategjik për industrinë shqiptare të mbrojtjes.

Koçiu theksoi se, në një kohë kur vendet e NATO-s po rrisin shpenzimet për mbrojtjen deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), edhe Shqipëria ka shtuar financimin me 10.3 miliardë lekë shtesë në këtë sektor.

“Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027, një arritje që reflekton besimin e aleatëve dhe rolin gjithnjë e në rritje të vendit në sigurinë euroatlantike. Ky angazhim po mbështetet me investime konkrete, rritje të kapaciteteve dhe zhvillimin e një industrie moderne të mbrojtjes.

Në kantierin e ndërtimit të Guna Tactical, pjesë e KAYO-s, po merr formë një projekt që shkon përtej investimit në prodhimin e uniformave dhe pajisjeve ushtarake. Investimi prej 13.2 milionë eurosh, pjesë e marrëveshjes fillestare me MSSC Group, hap një drejtim të ri strategjik për Shqipërinë.

Në një kohë kur vendet e NATO-s po rrisin investimet në mbrojtje, me objektivin për të arritur deri në 5% të PBB-së, Qeveria Shqiptare ka rritur mbështetjen për sektorin e mbrojtjes. Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, është miratuar 10.3 miliardë lekë shtesë, duke e rritur financimin në 2.6% të PBB-së në përputhje me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s”, tha ajo.

Sipas zv.kryeministres, Shqipëria ka potencial të pozicionohet si një partner konkurrues në industrinë e mbrojtjes falë traditës në manifakturë, fuqisë punëtore të kualifikuar dhe afërsisë me tregjet europiane.

“Shqipëria është gati të pozicionohet si një partner konkurrues në industrinë e mbrojtjes. Tradita në manifakturë, fuqia punëtore e kualifikuar dhe afërsia me tregjet europiane janë avantazhe reale që po kthehen në kapacitete konkrete, duke projektuar, prodhuar dhe eksportuar produkte për forcat e armatosura dhe strukturat e sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në tregjet ndërkombëtare.

Me 800 vende të reja pune dhe 3 kontrata të nënshkruara për furnizimin me veshje të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për periudhën 2026–2028, Guna Tactical po jep rezultatet e para konkrete.

Së bashku me TIMAK Defence, dhe me “Myslym Keta Defence” po krijohet një zinxhir i integruar i industrisë së mbrojtjes shqiptare, i mbështetur nga partneritete strategjike që sjellin investime, teknologji dhe punësim të kualifikuar”, tha Koçiu.

Një tjetër projekt strategjik, sipas saj, është partneriteti me kompaninë italiane Fincantieri, përmes të cilit Shqipëria do të prodhojë mjete lundruese në bashkëpunim me KAYO, me synimin për eksport në tregjet ndërkombëtare.

“Një tjetër arritje konkrete është partneriteti me Fincantieri. Përmes KAYO-s, Shqipëria po hyn në një ndërmarrje të përbashkët për prodhimin e mjeteve lundruese, me synim edhe eksportin. Aktiviteti në Pashaliman do të rrisë kapacitetet e Forcës Detare, dhe do ta pozicionojë vendin si një pikë referimi për mirëmbajtjen dhe prodhimin e anijeve për partnerët e NATO-s.

Ky është vizioni ynë për ta kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes, duke forcuar njëkohësisht sigurinë kombëtare, ekonominë dhe integrimin në zinxhirët ndërkombëtarë të teknologjisë dhe prodhimit”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.