“Shqiptarët janë pragmatikë, e kuptuan se…”, trajneri i Bjellorusisë zbulon planin: Nuk do fokusohemi vetëm te loja e tyre
Trajneri i Bjellorusisë, Viktor Gonçarenko, foli para mediave për duelin që ekipi i tij do të luajë nesër ndaj Shqipërisë, duke theksuar se skuadra do të luante jo vetëm duke u përqendruar për të ndalur atë që bëjnë kuqezinjtë.
Para sfidës ku ekipit të tij i duhet medoemos fitorja për të kaluar Shqipërinë, trajneri insistoi se skuadra duhej të bënte njëkohësisht edhe lojën e vet.
“Shqiptarët treguan një nivel shumë të mirë loje përballë Finlandës. Ata kanë luajtur të 5 ndeshjet në përgjithësi në mënyrë pragmatike, duke e kuptuar se kishin cilësi në sulm dhe në mesfushë, për të kapitalizuar rastet dhe fituar ndeshjet.
Megjithatë, jam shumë i kënaqur kur në krahasohemi, dhe duhet të krahasojmë vlerën e ekipit tonë me Shqipërinë, pasi ne tani kemi cilësi dhe forcë që na lejojnë që të luajmë në mënyrë të ndryshme. Kjo përfshin mbrojtje pozicionale, sulm pozicional, goditje standarte si dhe sulme të shpejta, Duke u bazuar te kjo, ne do të përcaktojmë se çfarë formacioni na duhet.
Kur luan me çfarëdo kundërshtari, ne mund të ndryshojmë në mënyrë të ndjeshme ekipin duke ndryshuar edhe rreshtimin dhe duke hedhur në lojë lojtarë të ndryshëm. Unë besoj se të gjithë lojtarët tanë kanë bërë hapa gjigand para për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Mendoj se nesër do të japim më të mirën tonë. Dhe jam mëse besimplotë se kur je duke luajtur ndeshje si ajo e nesërmja, nuk duhet vetëm të fokusohesh te kundërshtari yt. Është e rëndësishme të tregosh pikat e tua të forta. Ndaj do të mundohemi të kombinojmë një mbrojtje të fortë me një sulm cilësor”, tha Gonçarenko për mediat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.