🌫️
Tiranë 17°C · Mjegull 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.66 ▲0.19%
ARI 4,220 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,560 ▲ +1.01% ETH $2,485 ▲ +0.13% XRP $1.3926 ▲ +1.1% SOL $109.0100 ▼ -1.6%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.66 ▲0.19 % ARI 4,220 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
10 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Siljanovska-Davkova: Ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave me BE-në

Sipas Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, zgjidhja për të nxitur integrimin evropian të vendit është që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pas përfundimit të negociatave me BE-në. Presidentja prezantoi atë që e quajti “zgjidhja Solomon” gjatë leksionit të saj në Fakultetin e Drejtësisë në Lubjanë me temën “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?”.

Siljanovska tha se Maqedonia ka pësuar shumë ndryshime në ligjin e saj themelor, dhe ato të iniciuara nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare, të tilla si ato që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe Marrëveshja e Prespës me Greqinë, “janë të diskutueshme ose i ngjajnë inxhinierisë kushtetuese”.

“Duhet përmendur gjithashtu se Bullgaria nuk ka një nen të veçantë në kushtetutën e saj që garanton të drejtat e pakicave në vend dhe se ekziston një numër i madh vendimesh të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg në lidhje me të drejta të caktuara të maqedonasve që ajo (Bullgaria), ose më saktë gjykatat e saj, nuk i respektojnë.

Ne si vend kemi garanci më të mëdha për të drejtat e pakicave sesa shumë shtete anëtare të BE-së”, tha presidentja, e cila zhvilloi edhe një herë tezën e saj se “procesi i pranimit nuk duhet të bilateralizohet, veçanërisht për çështjet që lidhen me identitetin”.

Si një nga “zgjidhjet e mundshme krijuese” për këtë çështje, ajo theksoi mundësinë e “përdorimit të së drejtës së 1/3 të shteteve anëtare të BE-së për t’i kërkuar Këshillit Evropian të revokojë të drejtat e votës së një shteti anëtar nëse shkelen parimet e BE-së”./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.