☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.06 ▼1.07%
ARI 4,051 ▲2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,520 ▲ +1.83% ETH $2,330 ▲ +2.77% XRP $1.2892 ▲ +2.48% SOL $93.6800 ▲ +1.23%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 4,051 ▲2.81 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.06 ▼1.07 % ARI 4,051 ▲2.81 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Situata e zjarreve në vend, ministri Nufi: Aksion pa ndërprerje nga toka e ajri, 274 forca dhe 5 mjete ajrore! Siguria e qytet

Situata nga zjarret në vend paraqitet më e qetë gjatë ditës së sotme, edhe pse ka ende vatra aktive që favorizohen nga flakët si në Lurë apo zonën e Tiranës.

Forcat e angazhuara për përballimin e zjarreve në vend po vijojnë ndërhyrjen pa ndërprerje, si nga toka ashtu edhe nga ajri, me fokus izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive dhe mbrojtjen e zonave të banuara.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se në terren janë angazhuar 274 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 21 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”.

Sipas kreut të MM, ndërhyrja ka nisur që prej orëve të para të ditës dhe po vijon në të gjitha vatrat aktive, me qëllim kufizimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e komuniteteve të rrezikuara.

“Ndërhyrja nga toka dhe ajri vijon pa ndërprerje në të gjitha vatrat aktive të zjarrit. Në terren janë angazhuar 274 efektivë të Forcave të Armatosura, me 21 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë “Air Tractor”, të cilët prej orëve të para të ditës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e zonave të banuara. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor, ndërsa angazhimi i Forcave të Armatosura nën koordinimin e Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë pa ndërprerje deri në qetësimin e plotë të të gjithë situatës”, shkruan ministri.

Nufi thekson se siguria e qytetarëve mbetet prioriteti kryesor, ndërsa angazhimi i Forcave të Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, do të vijojë deri në qetësimin e plotë të situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.