☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,674 ▼0.44%
DOW 53,000 ▼0.87%
NASDAQ 26,093 ▼0.91%
NAFTA 86.51 ▲2.51%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,337 ▲ +5.26% ETH $2,321 ▲ +10.62% XRP $1.2601 ▲ +18.11% SOL $86.9800 ▲ +6.16%
S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,674 ▼0.44 % DOW 53,000 ▼0.87 % NASDAQ 26,093 ▼0.91 % NAFTA 86.51 ▲2.51 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kronika

Situatë kritike me zjarrin në Gojan, flakët kërcënojnë shtëpitë! Bashkia e Pukës urdhëron evakuimin urgjent të banor�

Bashkia e Pukës ka urdhëruar sot (20 gusht) evakuimin e menjëhershëm të banorëve të fshatit Gojan i Madh, në Njësinë Administrative Gjegjan, për shkak të situatës kritike të krijuar nga përhapja e një zjarri masiv dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e banorëve.

Procesi i evakuimit do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturën e Qarkut Shkodër, strukturat e emergjencave civile të Bashkisë Pukë, Policinë e Shtetit dhe shërbimet zjarrfikëse.

Prioritet do t’u jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe aftësi të kufizuara, si dhe familjeve që ndodhen në zona të izoluara ose me rrezik të lartë nga flakët.

Banorët e evakuuar do të sistemohen në Konviktin “Ali Bytyçi” në Pukë, ku janë përgatitur ambiente për strehim, ushqim dhe shërbim mjekësor. Transporti do të sigurohet nga Bashkia Pukë, MZSH-ja, Policia e Shtetit dhe, nëse do të jetë e nevojshme, edhe nga Forcat e Armatosura.

Bashkia ka bërë të ditur se të evakuuarit do të regjistrohen në momentin e mbërritjes dhe do t’u sigurohen nevojat bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen, higjienën dhe ndihmën mjekësore. Gjithashtu, banorët do të informohen në mënyrë periodike për situatën e zjarrit dhe kushtet për një rikthim të sigurt në banesa.

Urdhri ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë, sipas njoftimit të firmosur nga kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj.

Njoftimi zyrtar i Bashkisë Pukë:

Në zbatim të: Ligjit Nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”; Planit Kombëtar të Emergjencave Civile; si dhe Planit Vendor të Emergjencave Civile të Bashkisë Pukë, si pasojë e situatës kritike të krijuar nga përhapja e zjarrit masiv në territorin e fshatit Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, dhe rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e banorëve, urdhërohet kryerja e evakuimit të menjëhershëm të banorëve të kësaj zone.

Evakuimi do të realizohet në koordinim të plotë me:

Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC);

Prefektin e Qarkut Shkodër;

Strukturat e Emergjencave Civile të Bashkisë Pukë;

Policinë e Shtetit (Komisariatin e Policisë Pukë);

Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH Pukë).

Sipas legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë. Në çdo rast, komunikimi dhe kërkesat për ndihmë duhet t’u drejtohen autoriteteve publike në terren dhe Shtabit të Emergjencave Civile.

Prioritet në procesin e evakuimit kanë:

Fëmijët dhe foshnjat;

Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike;

Personat me aftësi të kufizuara;

Familjet e mbetura në zona të izoluara apo me rrezikshmëri të lartë përfshirjeje nga flakët.

Sistemimi dhe Akomodimi:

Të gjithë banorët e evakuuar nga fshati Gojan i Madh do të akomodohen në ambientet e përgatitura të Konviktit “Ali Bytyçi” Pukë, ku janë marrë masat për strehim të sigurt, ushqim dhe shërbim mjekësor.

Transporti për evakuimin e banorëve do të sigurohet nga:

Mjetet logjistike të Bashkisë Pukë;

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH Pukë);

Policia e Shtetit;

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (nëse kërkohet mbështetje shtesë).

Menaxhimi i strehimit të të evakuuarve dhe asistenca për qytetarët do të realizohet nga Bashkia Pukë, në bashkëpunim me:

Policinë e Shtetit;

Njësinë e Kujdesit Shëndetësor Pukë dhe Spitalin Rajonal;

Kryqin e Kuq Shqiptar dhe organizatat partnere të ndihmës humanitare.

Në kuadër të këtij procesi do të sigurohet:

Regjistrimi i plotë i të evakuuarve në momentin e mbërritjes në ambientet e strehimit të përkohshëm në Konviktin “Ali Bytyçi”;

Administrimi dhe plotësimi i nevojave bazë, përfshirë ushqimin, veshmbathjen, higjienën dhe ndihmën e parë/mjekësore;

Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës së zjarrit dhe masat në vijim për kthimin e sigurt në banesa.

Ky urdhër ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë!

KRYETARI I BASHKISË PUKË

Rrok DODAJ”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.