☁️
Tiranë 8°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.59 ▼0.52%
ARI 3,960 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $77,193 ▲ +0.16% ETH $2,270 ▲ +0.65% XRP $1.2553 ▲ +0.4% SOL $92.2500 ▼ -0.02%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.59 ▼0.52 % ARI 3,960 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Boterori

“S’ka makinë pa foton e Maradonës dhe të Che Guevarës”, Ish-portieri kuqezi rrëfen jetën në Argjentinë

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Halim Mersini, është rikthyer në Shqipëri pas 29 vitesh jetese në Argjentinë. I ftuar në emisionin “Mega Sport” me Altin Sulçen në A2 CNN, Mersini ndau eksperiencën e tij si emigrant dhe foli për kulturën sportive e shoqërore në vendin e Amerikës Latine.

Mersini theksoi se Maradona mbetet një ikonë në Argjentinë, për vet personalitetin e tij, ndonëse të rinjtë janë më afër Mess-it.

“Për momentin jam këtu në Shqipëri. Jeta në Argjentinë ka qenë jeta e një emigranti. Argjentinasit janë shumë nacionalist, në kuptimin e mirë të fjalës. Më vonë e vura re që edhe në vende të tjera ashtu funksionon, nëse një klub kontrakton një trajner ai do marri grupin e vet të punës. Kur shkova në Argjentinë isha 37 vjeç. Në Argjentinë jetohet mirë. Tani janë rritur çmimet shumë, vetëm çmimi i mishit nuk rritet, 8-10 dollarë. Në Argjentinë janë të organizuar klubit. Te River Plate të gjitha grupmoshat kishin shkollën aty dhe stërviteshin”, tha ai.

I pyetur: Për argjentinasit, Messi apo Maradona? Mersini u përgjigj: “Maradona. Nuk ka dyshim. Rinia është me Messi-n. Por që Maradona është diçka tjetër. Personaliteti i Maradonës është diçka tjetër. Futbollistë mund të vijnë, por personaliteti i Maradonës. Në Argjentinë s’ke makinë që mos ketë nga mbrapa figurën e Maradonës dhe Che Guevarës. Messi-n e kanë vënë pasi fitoi Botërorin e 2022-shit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.