☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.30 ▲0.11%
ARI 4,188 ▼2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,624 ▼ -2.09% ETH $1,637 ▼ -2.27% XRP $1.1134 ▼ -4.63% SOL $64.1000 ▼ -3.77%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.30 ▲0.11 % ARI 4,188 ▼2.3 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.30 ▲0.11 % ARI 4,188 ▼2.3 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Arte

Skënder Jaçe: 10 vite dritë nëpër Shqipëri -“Open Cinema”, rrugëtimi i një ëndrre

Filma, muzikë dhe artistë të ftuar këtë vit në “Open Cinema”, që shënon edicionin e dhjetë në Shqipëri. “Open Cinema” ka vijuar ndër vite, duke promovuar filmin, kulturën dhe vlerat shqiptare, ku edicioni i dhjetë nis në Kamëz. Tre mbrëmje, duke sjellë jo vetëm filma për publikun, por pjesë janë edhe artistë të njohur të ftuar. Ky aktivitet shënon gjithashtu edhe një nga momentet e veçanta në jetën artistike dhe kulturore këtë sezon. Producenti dhe kineasti Skënder Jaçe thotë se “Open Cinema” vite më parë lindi nga një ide e thjeshtë, që u kthye në një rrugëtim kulturor për të rikthyer emocionin e kinemasë në çdo cep të Shqipërisë.

I frymëzuar nga tradita e kinemave lëvizëse, sipas tij, synon të çojë artin dhe kulturën aty ku dikur filmi bashkonte njerëzit dhe krijonte kujtime. “10 vite dritë nëpër Shqipëri- Open Cinema, rrugëtimi i një ëndrre. Ka ide që lindin si një mendim i thjeshtë dhe ka ide që lindin si mision. Kështu nisi edhe “Open Cinema”, para dhjetë vitesh, nga një mall i madh për kinemanë e munguar dhe për emocionin e ekranit të madh që dikur bashkonte qytete, fshatra e breza të tërë shqiptarësh.

M’u kujtua koha e artë e kinemasë shqiptare, kur autokinematë udhëtonin nëpër vend, kur aparaturat e projeksionit transportoheshin me mjete të thjeshta, madje edhe mbi mushka, për të çuar kulturë, dije, estetikë dhe dashuri për jetën në zonat më të thella të Shqipërisë. Ishte koha kur filmi nuk ishte vetëm argëtim, por një dritare e hapur drejt botës.

Me këtë frymë lindi “Open Cinema”, shprehet Jaçe. Producenti Skënder Jaçe kujton se pa mbështetje financiare, por me besim, propozuan stadiumin e qytetit në Patos për shfaqjen e parë të “Open Cinema”. Ai thotë se në atë kohë, dikush kujtonte kinemanë e dikurshme apo dhe dikush pyeste nëse do të riktheheshin verën tjetër. “Pa asnjë mbështetje financiare, por me shumë besim, nga qyteti i naftës, Patosi, trokita në derën e Kryetares së Bashkisë së asaj kohe.

Ajo e kuptoi menjëherë vlerën e kësaj nisme dhe e përkrahu me zemër. Qendra e qytetit ishte në rikonstruksion dhe dukej sikur gjithçka ishte kundër organizimit të aktivitetit. Atëherë propozuam stadiumin e qytetit. “Do ta mbushim vallë?” ishte pyetja, që na shoqëroi deri në mbrëmjen e parë. Por sapo tingujt e muzikës së filmave shqiptarë dhe botërorë filluan të shpërndaheshin nga altoparlantët, njerëzit dolën nëpër ballkone, ndalën hapat dhe kthyen kokën nga ajo që po ndodhte.

Fusha e stadiumit filloi të mbushej. Karriget nuk mjaftuan. Familjet u ulën mbi bar. Fëmijët vraponin të emocionuar. Të moshuarit rikthenin kujtime të largëta. Në fund të tri netëve të para kuptova se Open Cinema kishte gjetur rrugën e zemrave të njerëzve. Dikush kujtonte kinemanë e dikurshme. Dikush falënderonte. Dikush pyeste nëse do të riktheheshim verën tjetër. Dhe ne u rikthyem”, thotë më tej kineasti Jaçe.

Dhjetë vite sakrifica

“Open Cinema” ka vijuar ndër vite me një program të pasur artistik me në fokus filmin. Kineasti Skënder Jaçe thotë se drita e projektorit ka bashkuar mijëra njerëz nën të njëjtin ekran. “Vit pas viti, “Open Cinema” u shndërrua në një udhëtim të bukur kombëtar. Një mision që nuk shfaq vetëm filma, por promovon kulturën, traditat, historinë dhe vlerat më të mira të çdo qyteti shqiptar.

Nga sheshet e qyteteve, te amfiteatrot verore, nga brigjet e detit deri në zonat më të largëta, drita e projektorit ka bashkuar mijëra njerëz nën të njëjtin ekran”, shprehet më tej Jaçe. Ndërsa vijon rrëfimin e tij për këtë aktivitet, Skënder Jaçe thekson se mbi të gjitha, “Open Cinema” u ka dhuruar fëmijëve emocionin e parë të kinemasë.

Për kineastin dhe producentin Skënder Jaçe, pas 10 vitesh rrugëtim, “Open Cinema” vazhdon me të njëjtin pasion, duke sjellë artin pranë njerëzve. “Dhjetë vite sakrifica, mijëra kilometra, qindra filma, mijëra buzëqeshje dhe një besim që nuk është shuar kurrë: se arti duhet të shkojë te njerëzit. Edicioni i 10-të i “Open Cinema” nis rrugëtimin e tij veror në datat 11, 12 dhe 13 qershor, në Amfiteatrin e Paskuqanit, Kamëz, buzë liqenit, aty ku ekranit të madh i bën shoqëri qielli i hapur dhe hëna që na vështron mbi ujërat e qeta të mbrëmjes.

Ky jubile i veçantë zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Kamëz, z. Rakip Suli, mbështetja e të cilit i jep këtij rrugëtimi kulturor një dimension të ri”, thotë Jaçe. “Open Cinema” kinemaja shëtitëse në Shqipëri nis nesër edicionin e dhjetë me një program të pasur artistik, ndërsa do të vijojë më pas dhe në qytete të tjera me filmat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.