“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.0
Në limitin e afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese dhe kur Kuvendi ka nisur zyrtarisht pushimet, dy deputetët socialistë Aulona Bylykbashi dhe Admir Kadeli kanë rishikuar formulën e pagës së gjyqtarëve dhe prokurorëve duke propozuar rritjen me vetëm 0.02%.
Shtesat për korrigjimin e ligjit u dorëzuan më 30 korrik nga PS, që e quan detyrimin ndaj Kushtetueses të përmbushur. Një rritje më e lartë sipas deputetëve propozues do të krijonte hendek të thellë me pagat në nivel hierarkik duke tejkaluar Niko Peleshin, Edi Ramën apo Bajram Begaj.
Lidhur me koeficientin 0.38 është përcaktuar si rezultat i një vlerësimi të balancuar ndërmjet nevojës për forcimin e garancive materiale të pavarësisë së magjistratëve dhe detyrimit për të respektuar parimet e proporcionalitetit, qëndrueshmërisë dhe koherencës së sistemit të pagave në sektorin publik pasi magjistrati më i thjeshtë, në gjykatat e rrethit barazohet në pagë me kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin, ose në koeficient në masën 0.91 të pagës së Presidentit.
Me këtë ndryshim nga 0.36 në 0.38, socialistët argumentojnë se rregullohen efektet e mënyrës së mëparshme që la pa prekur pagat e punonjësve të sistemit të drejtësisë, kur pagat në administratë patën ndryshim të dukshëm.
Në relacionin e Bylykbashit dhe Kadelit shpjegohet se ky nivel konsiderohet i mjaftueshëm për të përmbushur objektivin e projektligjit, pa krijuar pabarazi të pajustifikuara ose pasoja joproporcionale për financat publike.
Efekti financiar përfshin edhe pagesat e prapambetura, të cilat llogariten prej vitit 2023 që do të përballohet nga buxheti i shtetit e ndarë në disa vite buxhetore.
Kushtetuesja ndërhyri në debatin e fortë mes mazhorancës dhe shoqatës së gjyqtarëve dhe prokurorëve ku kërkoi një skemë të re për pagat e tyre.
Për kryeministrin Edi Rama sistemi i drejtësisë duhet të justifikojë me punën e tyre pagesat e nivelit të lartë, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët vlerësojnë se garancitë financiare janë mbrojtje ndaj ndikimeve politike. (TCH)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.